Home LIFESTYLE Kritikohet Messi!

Futbollisti Lionel Messi me shokë zhgënjyen në përballje me Venezuelën. Argjentina në vatër të saj barazoi me rezultat 1:1 me Venezuelën, në ndeshjen e xhiros së 16-të të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, grupi i Amerikës së Jugut.

Shtypi argjentinas e kritikon Messin. “Lojtari më i mirë në botë nuk mund të jetë thjesht një numër në fushë. Messi nuk mund të luajë në një nivel kaq të ulët. Mungesa e lojtarëve të tjerë që flasin gjuhën e tij futbollistike në fushë nuk i heq përgjegjësitë”, shkruan mes të tjera “Ole”. Argjentina aktualisht është në vend të pestë me 24 pikë, por rrezikon edhe mos të kualifikohet kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kësaj gare.