Home LIFESTYLE Kosovë: Vëllai vrau vëllanë në dasmë, ja detajet – VIDEO

Në fshatin Krajk të Hasit, në Komunën e Prizrenit, gjatë ditës së sotme ka ndodhur një incident i rëndë.

Dasma në fshatin Krajk të Hasit të Prizrenit sot është kthyer në tragjedi.

Dyshohet se vëllai ka vrarë vëllanë.

Në këtë incident kanë mbetur të plagosur edhe katër ppersona.

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë mosmarrëveshja ndërmjet vëllezërve.

Njëri vëlla ka lejuar tjetrin vëlla që veturat e dasmët të parkohen në një pronë të përbashkët.

Por me këtë nuk është pajtuar një tjetër vëlla.

“Dyshohet se deri te ky incident ka ardhur për shkak të një zënke fillimisht se në këtë lagje ka pasë një përcjellje dhe automjetet që janë parkuar në atë vend ka qenë pronë e përbashkët e vëllezërve. Për pasojë, kemi një person të vdekur dhe katër të lënduar”, ka thënë për RTK-në, rreshtet Vesel Gashi.

Ngjarja ka ndodhur në kohën kur krushqit po merrnin nuse.

Kronika e plotë e RTK-së.