Home LAJME Kosovë, nëntë persona nën akuzë për pasaportat, vodhën 1.4 milionë euro

Një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës ngriti aktakuzë në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore të Prishtinës kundër nëntë të pandehurve për të ashtuquajturin rasti i pasaportave.

“Ky rast ka të bëjë me vjedhjen e 1.4 milion Eurove, e cila ka ndodhur në kuadër të kontratës publike për furnizim me pasaporta biometrike në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës. Të pandehurit akuzohen për Krim të organizuar dhe Shpëlarje të parave, si dhe vepra tjera penale.

Rasti është duke u ndjekur nga një ekip i përbërë nga një prokuror ndërkombëtar dhe një vendas nga Prokuroria Themelore në Prishtinë”, njofton EULEX.