Home LAJME Kosovë: Në KQZ janë paraqitur 105 subjekte politike

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, deri mbrëmë në mesnatë, kur ishte afati i fundit, janë paraqitur 105 subjekte politike, përfshirë 33 parti politike, dy koalicione, 53 inciativa qytetare dhe 15 kandidatë të pavarur. Prej subjekteve serbe, është paraqitur lista e përbashkët “Serbia”, në të cilën janë të përfshirë kandidatët për kryetarë të komunave në pjesën jugore dhe veriore të Kosovës, pastaj lista “Serbia, Demokracia, Drejtësia – Oliver Ivanoviq”, Iniciativë demokratike dhe iniciativat qytetare nga Leposaviqi. Megjithëse Beogradi i ka ftuar serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës më 3 nëntor, në pjesën veriore ka të atillë që akoma kundërshtojnë daljen në zgjedhje. Raportohet se në pjesën veriore të Kosovës janë paraqitur mbishkrime në të cilat shkruan “JO zgjedhjeve”. Alsat-M