Home LAJME Koreja Veriore thotë se s’e nuk e ndal programin bërthamor, i refuzon...

6176072-638_1496581725-1915895

Koreja Veriore plotësisht i refuzon sanksionet e OKB-së kundër qytetarëve dhe entiteteve të saj si dhe i cilëson ato si veprime armiqësore, ndërkohë që do të vazhdojë me zhvillimin e armëve bërthamore pa vonesa, ka thënë sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Koresë Veriore.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të premten i zgjati sanksionet kundër Koresë Veriore pas testimeve të vazhdueshme të kësaj të fundit, duke e adaptuar rezolutën e parë të këtij lloji mbi të cilën u pajtuan Shtetet e Bashkuara dhe aleati i vetëm i madh i Veriut, Kina, qëkur Trump erdhi në pushtet, transmeton Express.

“Rezoluta e sanksioneve është një veprim tinëzar e armiqësor me qëllim që ta frenojë ndërtimin e forcës bërthamore të DPRK-së, duke e çarmatosur atë dhe duke ia ngulfatur ekonominë,” ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie në një komunikatë e cila u postuar nga agjencia shtetërore e lajmeve e Veriut, KCNA.

DPRK është shkurtesa për Republikën e Koresë së Popullit Demokratik, emri zyrtar i Veriut.

“Çfarëdo sanksionesh dhe presioni që mund të pasojë, ne nuk do të largohemi nga rruga e ndërtimit të forcës bërthamore, të cilën e kemi zgjedhur për ta mbrojtur sovranitetin e vendit dhe për të drejtat e ekzistencës kombëtare dhe do të ecin përpara drejt fitores përfundimtare,” ka thënë ai