Home LAJME Koreja veriore, lideri komunist provokon hallën e tij

Halla e liderit komunist të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është emëruar anëtare e komitetit të funeralit shtetëror për një zyrtar të lartë të partisë në pushtet, i cili ka vdekur të premten. Lajmi për Kim Kjong Hui është publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, dy ditë pasi burri i saj është ekzekutuar për tradhti. Kim Kjong Hui është motra më e vogël e udhëheqësit të ndjerë të Koresë së Veriut, Kim Jong Il, babait të liderit aktual. Burri i saj, Jang Song Thaek, i cili ka qenë njeriu i dytë më i fuqishëm në vendin komunist, është akuzuar për përpjekje për të përmbysur qeverinë, për keqmenaxhim financiar dhe abuzim me drogë. Alsat-M