Home SHENDETESI Kontrolli mjekesor baze, prezantohet paketa per moshat 40-65 vjeç

checkMinistria e Shendetesise do te nise disa kontrolle baze diagnostikuese dhe parandaluese falas per te gjithe personat e moshes 40 – 65 vjeç per te kapur ne kohe dhe mbajtur ne kontroll semundshmerine e kesaj grupmoshe. Rreth 800 mije persona do te perfitojne nga program i kontrollit baze falas tek moshat 40-65 vjeç, qe pritet te nise ne gjysmen e dyte te vitit. Ministri i Shendetesise, Ilir Beqja, teksa prezantoi paketen e kontrollit baze ftoi qytetaret ta perqafojne kete nisme.

“Ne rrugen drejt burimit universal na duhet te krijojme nje qasje te re. Tradicionalisht sistemi shendetesor ka pasur ne qender semundjen, le te perpiqemi te veme ne qender shendetin. Qofte parandalimi , qofte zbulimi i hershem jane investim per shendetin.Kjo eshte arsyeja pse nje nga shtylla e programit tone kater vjeçar per shendetesine eshte programi i kontrollit mjekesor baze per shqiptaret rezidente te grupmoshave 40-65 vjeç.Ne i ftojme shqiptaret e shendetshem te zhvillojne pergjegjesite individuale kundrejt shoqerise qe po behet gati te marre persiper kostot e kujdesit shendetesor te gjithsecilit, i ftoj qe njehere ne vit pa pagese te paraqiten ne qendren shendetesore prane banimit dhe te bejne kontrollin baze. Jemi ne rrugen e permbushjes se angazhimeve tona elektorale, programore dhe qeverisese, u zotuam per heqjen e TVSH per barnat dhe sherbimet shendetesore dhe ja ku jemi pas tre ditesh do behet efektive, lista e re e barnave te rimbursueshme qe beheet edhe ajo efektive pas tre ditesh ka 56 barna te reja, lista e re e barnave esenciale spitalore vetem ne QSUT shoqerohet me rritje te buxhetit 29%” tha ai.

Zevendesministri i Shendetesise, Klodian Rjepaj, sqaroi paketen e ekzamimeve qe do te ofrohen falas per kete grupmoshe, por edhe se ku mund te perfitohet prej tyre.