Home LAJME Komuna e Tetovës shpall Konkurs Letrar

largea_tetova1375896129Me rastin e festave të nëntorit, komuna e Tetovës duke dashur të nxisë dhe promovojë krijimtarinë autentike dhe origjinale letrare shpall :

KONKURS LETRAR

Për krijim më të mirë letrar në poezi (deri 50 vargje) dhe tregim të shkurtër (jo më të gjatë se 3 faqe word ). Nga juria profesionale e formuar enkas për vlerësimin e krijimeve të këtij konkursi do të ndahen tri çmime në të dy gjinitë letrare.

Për poezi:

Çmimi i parë: 200 euro Çmimi i dytë: 150 euro

Çmimi i tretë: 100 euro

Për tregim:

Çmimi i parë: 200 euro

Çmimi i dytë: 150 euro

Çmimi i tretë: 100 euro

Tematika e krijimeve letrare është e lirë dhe në konkurs mund të marrin pjesë të gjithë krijuesit pa dallim moshe.Krijimet letrare duhet të dorëzohen më së voni deri më 14.11.2013 në e-mail adresën:[email protected] ose nëpërmjet postës në adresën: Komuna e Tetovës, rr. Dervish Cara nr.68.

Krijimet letrare duhet të jenë të pabotuara më parë dhe të shkruara në gjuhën shqipe. Fituesit e këtij konkursi do të shpallen në Orën letrare të organizuar në shenjë të 22 nëntorit-Ditës së Alfabetit .