Home LAJME Komuna e Gostivarit keqpërdori 2 milion denarë për shenjëzimin e rrugëve me...

Screenshot_20170616-121229-696x377

Komuna e Gostivarit keqpërdori 2 milion denar për shenjëzimin e rrugëve me ngjyrë plastike që tash nuk ekzistojnë, shkruan portali Fol.

Operatori që nënshkroi kontratën ishte i obliguar të siguron ngjyrë të cilësisë së lartë të akrilit, të ketë elasticitet dhe rezistencë të lartë nga kushtet atmosferike dhe afat kohor për kualitet në kohëzgjatje prej 1 viti. Për ngjyrën plastike, afati kohor i jetëgjatësisë ishte në kohëzgjatje prej 5 vitesh.

Krahas sipërfaqeve rrugore, duhej të bëheshin edhe nënvizimi i parkingjeve të automjeteve, parkingjeve për personat me aftësi të kufizuara, vizëbardhave, e tjerë. Duhej të bëhej nënvizimi i gjashtë stacioneve të autobusëve, 40 parkingjeve për taksitë, shenjëzimi i 12 shtigjeve për biçikleta, si dhe shenjëzimi i gjashtë lokacioneve ku paraqitet rrezik për fëmijët në komunikacion. Nga këto që u përmendën më sipër asgje NUK EKZISTON MË!!!!!, thuhet në tekstin e portalit i cili parashtron edhe disa pyetje.

Qytetarët e shohin se nuk ekziston më ajo ngjyre plastike??? Çka ndodhi me tenderin? Ky aksion Komunën së Gostivarit i kushtoi mbi 2 milion denarë!!! kush do jep llogari për këtë???

Sot shohim që komuna rreklamon shenjëzimin e rrugëve me ngjyrë normale!! Deri kur dot keqperdoret buxheti i komunes prej Nevzat Bejtës dhe klanit të tij?!