Home LAJME Kompletohen organet e reja partiake të LSDM-së, Zekiri emërohet nënkryetar

sdsm-520x325

Bordi qendror i LSDM-së, mbrëmë i kompletoi organet e partisë, që nuk zgjidhen në Kongres.

Për nënkryetarë të LSDM-së janë përzgjedhur Oliver Spasovski, Muhamed Zeqiri, Petre Shilegov, Bllagoj Boçvarski, Damjan Mançevski dhe Frosina Remenski.

“Nder dhe pergjegjesi e madhe posti nenkryetar i LSDM-se.  Ju faleminderit per besimin!!!’, shkruan Muhamed Zekiri pasi i zgjodh nënkryetar i LSDM-së.

LSDM-ja me emërimin e Zeqirit për nënkryetar ka për qëllim të fitoj sa më shumë vota shqiptare. Këtë emërim disa e shohin edhe si konkurencë për BDI, BESA dhe LR-PDSH dhe se kjo do të thotë humbje të votuesve për këto parti.

Për sekretar të ri të përgjithshëm të LSDM-së është zgjedhur nënkryetari i deritanishëm i partisë, Aleksandar Kiracovski.

Për anëtarë të Bordi të ri ekzekutiv të LSDM-së, Bordi qendror i ka zgjedhur Stefan Bogoev, Renata Deskoska, Dragan Tevdovski, Petar Atanasov, Spase Gligorov, Esra Salihi, Nina Velkova, Hari Lokvenec, Dijana Qurçiska, Tanja Kovaçev, Adnan Xhaferovski, Maja Milenkovq dhe Keti Vasilevska. Në përbërjen prej 16 anëtarëve të Bordit Ekzekutiv, jo vetëm që respektohen dispozitat statutare për përfaqësim të të rinjve dhe gra, por ka numër më të madh se parashikimi, gjegjësisht 6 të rinj dhe 7 gra.