Home SPORT Kompanitë e basteve zbulojnë ekipin e ri të Balotelli

Ka rilindur te Nice, or vështirë që Mario Balotelli të qëndrojë në Bregun e Kaltër edhe për një tjetër sezon. Ai që e konfirmon, sipas Agipronews, është presidenti i klubit kuqezi Jean-Pierre Rivère. Skuadra është shumë larg vendeve që sigurojnë pjesëmarrjen në Europë, ndërkohë Super Mario është gati të rinisë me një eksperiencë prestigjoze.

Në listat ndërkombëtare, pra në gjueti të klubit të ardhshëm të futbollistit, me Seria A, sërish në krye të rradhës. Është Napoli zgjedhja e parë e kompanive të bastit në Angli, i kuotuar me koefiçentin 5,00, por në listë është edhe Roma, si për çudi e kuotuar në vend të dytë me koefiçent 6,00. Premier League futet në lojë me skuadrën e Everton, me koefiçentin 9,00, më pas rikthehemi sërish në Itali, te Juventus në kuotën 13,00. Ndërkohë shumë të vështira, por jo të pamundura janë rikthimet e Balotellit te Milan ose Liverpool, opsione të kuotuara respektivisht me koefiçentin21,00 dhe 34,00.