Home LAJME Kompania turke Kürüm Holding Albania hyn në tregun mediatik shqiptar – VIDEO

Kompanitë Kurum Holding Albania dhe Yldon Media Group nisin një histori bashkëpunimi e destinuar për të qenë e suksesshme dhe e pakonkurrueshme në tregun e medias. Kompania prestigjoze blen 60% të aksioneve të televizionit Channel One, dhe nis një marrëveshje bashkepunimi me Yldon Media Group, ku bën pjesë edhe televizioni Ora News dhe Radio Ora News. Marrëveshja u firmos sot midis presidentit të Yldon Media Group Ylli Ndroqi dhe presidentit te Kurum Holding Albania Hashmet Bedii Kürüm.

Tirane- Kompania turke KURUM Holding Albania zgjeron investimet në Shqipëri hyn dhe në botën e medias.

Kompania prestigjoze blen 60% të aksioneve të televizionit Channel One, dhe nis një marrëveshje bashkepunimi me Yldon Media Group, ku bën pjesë edhe televizioni Ora News dhe Radio Ora News.

Presidenti i kompanisë Yldon Media Group, Z. Ylli Ndroqi dhe Presidenti i kompanisë KURUM Holding, Z.Haşmet Bedii Kürüm firmosën marrëveshjen paraditen e sotme në Hotel Rogner, ku u mbajt dhe një konferencë për median.

Presidenti i kompanisë Hasmet Kürüm gjatë shpjegoi arsyen përse zgjodhi të hyjë në tregun mediatik shqiptar pikërisht me televizionin Channel One, pavarësisht ofertave të tjera që ka pasur.

“Ne si KURUM Holding kemi një kohë të gjatë dhe jemi përpjekur të hyjmë në një grup mediatik. Menduam se alternativa më e mirë është të blejmë aksionet e Channel One pasi mentaliteti i Yldon Group me mentalitetin tonë përputhen më së miri” deklaroi Presidenti i kompanisë KURUM Holding, Z.Haşmet Bedii Kürüm.

DSC_0664

Kürüm: Qëllimi ynë të bëhemi Number One

“Shpresoj dhe besoj se vlera jonë industriale me një eksperiencë 16-vjeçare në tregun shqiptar së bashku me eksperiencën e mirë te Yldon Group në media do të krijojnë një eksperiencë të shtuar në ekonominë e vendit. Qëllimi ynë është që bashkarisht, duke punuar, të ngremë akoma më mirë pozicionin e Yldon Group në media e të bëhemi Number One” nënvizoi më tej presidenti i KURUM.

Pas Vitit të Ri kjo marrëveshje pritet të pasohet nga marrëveshje të reja me grupe mediatike në Turqi për të sjellë eksperiencën jo vetëm për Channel One por për të gjithë infrastrukturën e Yldon Media Group

“Kemi bërë bisedime të sjellim eksperiencën ndërkombëtare sidomos nga Turqia për ta modernizuar akoma më tepër këtë grup mediatik që do ecë bashkarisht” u shpreh Z.Haşmet Bedii Kürüm.

shefi2

Presidenti i Yldon Media Group: Qëllimi i përbashkët, t’i shërbejmë publikut

Presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi nënvizoi se bashkëpunimi dhe investim në teknologji e paanshmëri do t’i shërbejë jo vetëm publikut dhe çon vendin drejt Europës.

“Ndihem krenar çfarë kam investuar në mediat e mia. Investimet e mia i kanë shërbyer vetëm publikut shqiptar. I gjithë grupi i Yldon Media Group ka punuar me qëllimin për ti shërbyer publikut dhe do i shërbejë gjithmonë atij. Uroj që kjo kontratë e shitjes së Channel One dhe bashkëpunimi me Ora News t’ju shërbejë dhe juve si biznesmen i suksesshëm i kaq viteve në Shqipëri por dhe publikut shqiptar duke qenë i paanshëm në të gjithë programacionin dhe informacionin që jep.”

“Duke i uruar suksese në botën e medias, duhet tju them se bota e medias është interesante por dhe e vështirë. Duhet të jeni të përgatitur se nëse do të bashkëpunoni me Zotin Ndroqi, unë kam një slogan: Ti shërbej vetëm publikut dhe media nuk ka gjuhë politike. Jam ambicioz. Dua të shkoj drejt rrugës së Europës. Nëse investojmë për integrim duhet të investojmë dhe për teknologji. Teknologjia dhe paanshmëria na çon drejt Europës dhe i shërbejmë më së miri publikut shqiptar” nënvizoi më tej Z. Ndroqi.

shefi3

Do veprohet si kompani e vetme

Drejtori i Përgjithshëm i Yldon Media Group u shpreh: “Kompania do të operojë si një e vetme me dy partnerë, Yldon Group dhe KURUM Holding”

marreveshja Channel One ylli Ndroqi Bedii Kürüm

Momenti i firmosjes se marreveshjes mes Presidentit te kompanisë Yldon Media Group, Z. Ylli Ndroqi dhe Presidentit te kompanisë KURUM Holding, Z.Haşmet Bedii Kürüm

firmosja

Momenti i firmosjes se marreveshjes nga Presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi