Home LAJME Kompania gjermane STS Textiles investon në Demir Hisar, mbi 1000 punësime

investicija-520x306

 Kompania gjermane e industrisë së tekstilit STS Textiles sot paralajmëroi investim braunfild në Demir Hisar. Investimi i parë, në kapacitetet e ish “Zastavë”-s,  do të arrijë 4 milionë euro, me hapjen e 150 vendeve të punës. Planet e kompanisë  sipas pronarit Markus Tuç, janë numri i të punësuarve të arrijë 1000.

“Ne jemi kompani e lartë teknologjike e industrisë së tekstilit. Maqedonia është vendi i dytë ku do të kemi prodhimtari. Vizituam disa shtete, Holandën, Bullgarinë, Rumaninë dhe Maqedoninë, por pas përpjekjeve që i bëri  ekipi i Maqedonisë vendosëm të investojmë këtu”, deklaroi Tuç.

Ai paralajmëroi regjistrim të kompanisë së re në Maqedoni gjatë javës së ardhshme dhe fillimin e aktiviteteve për disa muaj.

“Do të fillojmë me punësimin e 150 personave, ndërsa gjatë viteve në vijim do të punësohen mbi njëmijë persona. Duam t’u ofrojmë banorëve të Demir Hisarit dhe rrethinës  të paraqiten për punësim”, potencoi Tuç.

investicija2-520x294

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski potencoi se STS TEXTILES është kompani me teknologji të lartë e cila vitin e kaluar nga magazina gjermane Menaxher është shpallur kompani më inovative në këtë veprimtari në Gjermani.

Krahas punësimeve direkte, ashtu siç tha Peshevski, priten edhe punësime indirekte në firmat vendore, ndërsa përfitim nga investimi i STS TEXTILES do të kenë edhe teknologjitë e reja që do t’i sjellin si dhe zhvillimi i rajonit të Demir Hisarit dhe zvogëlimi i papunësisë.

Në shpalljen e investimit morën pjesë edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, ministri i Investimeve të Huaja  Xheri Naumov, zëvendësdrejtori i Agjencisë për Investime të Huaja Kliment Shekerovski dhe kryetari i komunës së Demir Hisarit, Lupço Bllazhevski.