Home LAJME Kompania ”Aktor”: Nuk kemi njohuri për ekzistimin e ndonjë kallëzimi penal

aktor-520x260

Kompania ”Aktor S.A” ka reaguar në lidhje me njoftimet e djeshme për gjobë shumëmilionëshe të shqiptuar nga Komisioni Evropian për gjoja larje parashë në tenderin e rrugës Demir Kapi-Smokvicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kompania bën të ditur se nuk ka njohuri për ekzistimin e ndonjë kallëzimi penal, duke shtuar se gjykata në Shkup e ka lënë këtë lëndë në akrivë qysh nga viti 2014, pas shqyrtimit të bërë, kurse procedura e prokurimit ishte rezultat i një tenderi ndërkombëtar.