Home LAJME Kombëtarja niset drejt Qipros, Mavraj: shkojmë për fitore

Kombëtarja Shqiptare u nis e përqëndruar drejt Qipros, për ndeshjen e fundit eliminatore për Botërorin, Brazil 2014.

Humbja me Zvicrën, duket se peshon ende në mendimet e futbollistëve, por dëshira për ta mbyllur në vendin e katërt dhe për të marrë një fitore për tifozët, i shtyjnë kuqezinjtë të synojnë maksimumin në transfertën e Nikozias, siç konfirmon dhe mbrojtësi, Mërgim Mavraj.

“Edhe pse jemi jashtë garës për t’u kualifikuar duhet të fitojmë me Qipron që të jemi optimistë për sezonin tjetër dhe kualifikuset e tjera.”

E ardhmja e De Biasit dhe vazhdimi i projektit është tema më e nxehtë në kombëtare, por për mbrojtësin e Greuther Furth, ai që vendos është italiani dhe pse nuk fsheh dëshirën që projekti të vazhdojë.

“Për të ardhmen mund të pyesni trajnerin, është ai që vendos por mendoj se jemi një ekip i ri, pa shumë përvojë. Duhet të përmirësohemi më tej dhe mendoj se të gjithë duhet të na japin kohë ndaj besoj se në 2016 apo më tej mund të fitojmë diçka.”