Home SPORT Kobi Brajant rikthehet më 6 dhjetor

Basketbollisti i Los Anxhelos Lejkers, Kobi Brajant mezi pret që të rikthehet në terren, ndërsa kjo mund të ndodh vetëm më 6 dhjetor kundër Sakramentos. Brajant në takimin me gazetarët theksoi se nuk ka pasur asnjë dyshim për të vazhduar bashkëpunimin me Lejkersin për 2 vite, me çka është shpërblyer me kontratë në vlerë prej 48.5 milion dollarë, pas së cilës bëhet basketbollisti më i paguar në NBA, në 2 vitet e ardhshme. Brajant potencoi se skuadra nga Los Anxhelosi mund të jetë befasi e këtij sezoni, nëse në afat të shkurtër angazhohen disa basketbollist.

Kobi Brajant, basketbollist i L.A. Lejkers
‘Për klubin do të kalojë edhe murret. Ata dëshmuan se janë të vërtetë dhe të tjerat kanë gabuar. Jam i gatshëm që të ndryshojë lojën time dhe të ndryshojë edhe rritmin. Jam i gatshëm për çdo ndryshim.’

Ndërkohë, skuadra e Brajantit, mbrëmë si mysafirë pësoi disfatë Uashigtoni me rezultat 116-111.