Home LAJME Koalicioni PDK-LDK

Rreth koalicionit PDK-LDK kam folur disa herë,kam shkruar,kam postuar në facebook por edhe opinione në portale, madje nga ky qëndrim rreth koalicionit kam “hëngër” edhe të shara nga më të ndryshmet . Gjithëherë kam menduar ashtu siq vazhdojë edhe më tutje të mendoj se PDK nuk është e interesuar të marrë nē koalicion AAK-në dhe Nisman, kjo nuk i bënë nderë PDK-së sepse votat e AAK -së dhe Nismës janë votë elektorale që ka dalur kryesishtē nga PDK prandaj nuk është aq “budalla” Thaci sa tua zgjatë edhe më tutje jetën politike subjekteve që jan buzë shkrirjes nëse mbesin jashtë qeverisjes, ngjajshëm siq ndodhi nga LDK me dardanët e Dacit kur mbetën jashtë “lojës”.

Thaçi nëse nuk din më shumë rreth politikës të paktën e din se një subjekt “tradicional” siç êshtê LDK nuk është kollaj të shuhet anipse mund të i hiqet njē pjesë nga tërsia.

Thaçi duke ditur fuqinë e LDK-së gjithnjë ka qenë i interesuar, që si subjektë të tretê politik mbrenda skenës politike të pozicionoj subjektin më të “dëgjueshëm”, por si duket kësaj radhe kjo nuk i eci.

Tradhëtia mes bllokut LVAN nuk ka ndodhur, sepse ai kurrë nuk ekzistuar si tërësi, ky bllok lindi si bashkim interesash nga individëve të caktuar, për qēllime të caktuara, por edhe nëse do ti ishte tradhëti atë që bëri Mustafa i LDK-së, kjo nuk do të ishte ndonjë risi sepse ai tashmë ka tradhtuar jo vetëm bllokun, por edhe antarët, simpatizantë dhe elektoratin më të devotshēm ndër vite te LDK-së.

Asnjëherë që nga vdekja e presidentit Rugova nuk kam dëgjuar një gjuhë më rugoviane të ketë përdorur ndonjē lider se sa Thaci madje as nga lideri i LDK-së subjekt ky i themeluar nga vetë Presidenti Rugova.

Nga krejt kjo mjegullnajë politike gati gjashtë mujore, edhe për një kohë do të më mungojn refrenet bajate të bllokut për kapjen e shtetit, qindra opsione nga (B)analistët për koalicione mes subjekteve por edhe “djegëja” e disa përsonazheve me karakter, vizatimorë që kuvendin mundë ta përcjellin vetëm nga televizioni.