Home LIFESTYLE Kjo metodë pastron arteriet dhe ul presionin e lartë të gjakut

Arteriet janë përgjegjësit kryesorë të qarkullimit të gjakut, pasi transportojnë oksigjen dhe lëndë ushqyese në të gjitha pjesët e trupit tonë. Për këtë arsye është me rëndësi të madhe që ato të mbahen në kushte optimale, në mënyrë që gjaku të shpërndahet.

Kur arteriet paraqesin një lloj pengese ndaj kalimit të gjakut, shkaktojnë hipertension. Hipertensioni është faktori kryesor që na ekspozon ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, me sëmundjet ishemike të zemrës dhe “aksidentet” cerebrovaskulare. Arteriet e bllokuara mund të shkaktojnë atak në zemër, prandaj është e rëndësishme t’i mbani “të pastra”, toksina apo mpiksje.

Nëse arteriet për një arsye të caktuar bllokohen ose dëmtohen, menjëherë trupi lëshon shenja se diçka nuk shkon. Hudhra dhe xhinxheri parandalojnë dhe trajtojnë një shumëllojshmëri të patologjive, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, një gjendje serioze që gjithashtu njihet gjerësisht si “vrasësi i heshtur”.

Xhinxheri dhe hudhra janë dy mjete natyrore shumë të fuqishme, të cilat reduktojnë nivelet e presionit të lartë, parandalojnë çrregullimet kardiovaskulare etj.

Hudhra është e njohur për vetitë antibiotike dhe antiseptike dhe xhinxheri për rritjen e absorbimit të kalciumit nga zemra.

Ky artikull do t’ju mësojë një metodë se si të ulni presionin e lartë të gjakut dhe të pastroni arteriet njëkohësisht:

Përbërësit:

8 thelpinj hudhër,
8 limona,
xhinxher (5 cm),
4 litra ujë.
Përgatitja:

Prisni në copa të vogla limonat.
Hidhni në blender limonat e prerë më parë dhe hudhrën. Miksojini derisa të krijohet një masë homogjene.
Përzierjen e hidhni në një tenxhere, shtoni ujit, xhinxherin e prerë në copa dhe i lini në zjarr.
E konsumoni 2 herë në ditë, mundësisht 2 orë para çdo vakti.