Home LAJME Kezharovski u dënua për shkak të hetimit të Mlladenovit?

Gazetari i “Nova Makedonija”, Tomisllav Kezharovski i akuzuar për rastin “Likuidimi” është dënuar sot me 4 vite e 6 muaj burg. Kezharovski është dënuar për arsye të publikimit të identitetit të dëshmitarit të mbrojtur në rastin “Orashe”.

Por, avokati mbojtës Andrea Radinovski i gazetarit Tomisllav Kezharovski i ka dhënë një deklaratë “Plusinfo”, ku ka thënë se dënimi i është shqiptuar për shkak se e ka hulumtuar vdekjen deri më tani të pasqaruar mjaftueshëm të pronarit të gazetës “Fokus”, Nikolla Mlladenov, informon Almakos.

“Nuk njihesha më parë me Kezharovskin, u njohëm në sallën e gjyqit. Shkaku i vetëm, për të cilin e konsideron ai se kjo është një proces kundët tij, është hulumtimi që ai ka bërë rreth vdekjes së gazetarit Nikolla Mlladenov”, – ka deklaruar avokati Radinovski.

Kezharovski pas përfundimit të procesit gjyqësor e ka porositur gruan e tij ta ruaj vajzën që e kanë në mënyrën e duhur.

“Shumë të këqija janë kushtet, të tmerrshme” – ka thënë shkurtimisht Kezharovski, për kushtet mizore që i kanë të burgosurit./Almakos