Home LAJME Këshilli për stabilizim dhe asocim mes BE-së dhe Maqedonisë në margjinat e...

flamur mk-eu

Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, pasdite në margjinat e Këshillit të BE-së në Bruksel do ta kenë Këshillin e 12-të për stabilizim dhe asocim (KSA), në krye të së cilit sot do të jetë ministri slloven  për Punë të Jashtme Mirosllav Lajçak, vendi i të cilit në fillim të vitit 2016 do ta ndërmarrë kryesinë me Këshillin e Unionit.

Maqedonia dhe marrëveshja politike që i dha fund krizës politike në vend, sot gjithashtu do të jetë pikë e Këshillit të BE-së, me ç’rast eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, do të dorëzojë raport deri te përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini dhe shefat e diplomacive të vendeve të BE-së për marrëveshjen që ai e ka ndërmjetësuar javën e kaluar në Shkup dhe i njëjti solli pajtim politik në vend.

Përndryshe, në Këshillin e 12-të për stabilizim dhe asocim të Republikës së Maqedonisë që do të mbahet  në margjinat e Këshillit për Punë të Jashtme të Unionit, ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak do ta prezantojë vendin që do ta mbajë presidencën e rradhës të Këshillit në vitin 2016 dhe do të kryesojë në mbledhje në emër të Mogerinit. Shtetin e Maqedonisë sërish në këtë Këshill do ta udhëheqin zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për integrime evropiane Fatmir Besimi, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Ana Bllazhevska.

Sipas paralajmërimeve të Këshillit evropian, marrëveshja për stabilizim dhe asocim mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian hyri në fuqi në vitin 2004  dhe është në zemrën e marrëdhënieve mes Brukselit zyrtar dhe Republikës së Maqedonisë, deri te inkuadrimi i vendit në BE. Ashtu siç është e njohur Maqedonia e mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2005, ndërsa Marrëveshja për stabilizim dhe asocim siguron kornizë të marrëveshjes  në të cilën BE-ja dhe vendi bashkëpunojnë dhe ndërmarrin aksione për zhvillimin e ngjarjeve në marrëdhënien e tyre.

Këshilli mes BE-së dhe Maqedonisë fillon në orën 18:00 dhe i njëjti do të mbahet në ndërtesën “Justus Lipsius, të Këshillit Evropian në Bruksel.  Para fillimit janë planifikuar takime të ndara të Besimit dhe Poposkit me Mogerinin dhe me Han, ndërsa pas përfundimit të Këshillit për stabilizim dhe asocim që sipas paralajmërimeve të Këshillit të Unionit pritet rreth orës 20:30, është paralajmëruar edhe konferencë shtypi e ministrave Lajçak, Besimi dhe Poposki së bashku me eurokomisarin Johanes Han