Home LAJME Këshilli i BE­së: Maqedonia e gatshme për fazën e dytë të Marrëveshjes...

bashkimi_evropian

Këshilli i Bashkimit Evropian, mbrëmë vonë publikoi një njoftom pas përfundimit të takimit të 12­të nga Këshilli për stabilizim dhe asociim me Republikën e Maqedonisë.

Në të njejtën, vlerësohet se Marrëveshja e 15 prillit që i vuri fund krizës politike në Maqedoni, është çelësi për përshpejtimin e integrimeve euro­atlantike të vendit dhe se Këshilli konsideron se shteti i Maqedonisë është i gatshëm për hyrje në fazën e dytë të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim me Unionin.

Në njoftim ceket se Këshilli për stabilizim dhe asociim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe BE­së (Këshilli i Unionit) e mbajti mbledhjen e vet të dymbëshjetë dhe se takimin e kryesoi Nikolla Poposki, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, ndërsa nga ana e Bashkimit Evropianbashkëkryesoi Mirosllav Lajçak, zëvendëskryeminsitër dhe ministër i Punëve të jashtme dhe evropiane të Sllovakisë, në emër të Përfaqësueses së lartë të BE­së, Federika Mogerini. Eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han, si përfaqësues i Komisionit evropian dhe zëvendëskryeminsitri i Maqedonisë i obliguar për çështje evropiane, Fatmir Besimi, gjithashtu, mori pjesë në Këshill.

“Këshilli për stabilizim dhe asociim foli për thirrjen për vendin që të fillojë me negociatat inkuadruese, duke i marrë parasysh rekomandimet e Komsiionit për atë qëllim. Kjo gjithashtu është notuar edhe në konkludimet e Këshillit të 16 dhjetorit të vitit të kaluar, 21 prill të këtij viti dhe 23 qershor poashtu të këtij viti”, ceket në fillim të njoftimit

Me atë rast, shtohet se Këshilli për SA i ka shqyrtuar ngjarjet kyçe gjatë periudhës së kaluar lidhur me përmbushjen e kritereve politike dhe ka diskutuar për krizën e prolonguar politike në vend, si dhe për “sundimin serioz dhe sistematik të së drejtës, ndërkaq lidhur me ndjekjen e komunikimeve”.

Këshilli, gjithashtu e përshëndeti marrëveshjen e arritur nga ana e katër liderëve të partive kryesore politike më 15 korrik, me lehtësimin e BE­së, ndërkaq për t’i vënë fund krizës politike, dhe u bëri thirrje që e njejta të implementohet shpejt në vullnet të mirë, duke përfshirë prioritete të reformës urgjente të sundimit sistematik të së drejtës, ndaj çka të gjitha palët u përkushtuan.

“Këshilli për SA e vërejti gatishmërinë nga ana e Qeverisë për projekt­planin e aksionit për përmbushjen e prioriteteve për reformë urgjente në sferën e sundimit të së drejtës dhe gjyqësisë, administratës publike, mediumeve, reformave zgjedhore, marrëdhënieve ndëretnike dhe menaxhimit ekonomik, si dhe zbatimit të rekomandimeve të Komisionit anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit 2012, si dhe disa aksioneve që tashmë janë filluar nga ana e Qeverisë, posaçërisht lidhur me fushatat qeveritare për informim publik, ligjit për lustrim dhe administratës publike”, thotë Këshilli i BE­së.

Në kumtesë ceket se takimi nga Dialogu inkuadrues i nivelit të lartë në shtator, që do ta kyçë edhe opozitën edhe shoqërinë civile, do t’i shqyrtojë rezultatet e arritura.

Këshilli për SA gjithashtu e theksoi thirrjen e BE­së për hetim të plotë dhe të pavarur të të gjitha rasteve, përfshirë edhe ato të kundërvajtjeve potenciale të publikuara në bisedat e përgjuara, me respekt të plotë ndaj vetë procesit, parimit të pavarësisë së prokurorisë dhe gjyqësisë dhe presumcionit të pafajësisë