Home LAJME Kërkimet për aeroplanin e humbur mund të zgjasin një vit

Zyrtarët që kryesojnë kërkimet për aeroplanin e zhdukur malajzian fluturimi MH370 deklaruan se kërkim i plotë në zonën e dyshuar të përplasjes do të mund të marrë deri në një vit. Duke folur në Malajzi, Angus Houston tha se kishte besim në “kërkime efektive” në gjetjen e aeroplanit.

Zyrtarë nga Australia, Kina dhe Malajzia do të takohen në Canberra, kryeqyteti i Australisë, javën e ardhshme për të diskutuar mbi vazhdueshmërinë e kërkimeve.

Të enjten një raport zbuloi një humbje sinjali prej katër-orësh pas zhdukjes së fluturimit MH370 dhe fillimin e një operacion kërkimi. Raporti paraprak, nga ministria e Transportit të Malajzisë, zbuloi se kontrollorët e trafikut ajror nuk e kuptojnë se aeroplani ka fluturuar deri 17 minuta pasi ajo u zhduk nga radarët.

Aeroplani, që mbante 239 pasagjerë në bord, u zhduk mbi Detin e Kinës Jugore dhe kisht destinacion nga Kuala Lumpur në Pekin. Zyrtarët besojnë se kjo përfundoi udhëtimin e saj në det në perëndim të qytetit australian të Perthit, mijëra kilometra jashtë kursit të paracaktuar,dhe ende nuk është bërë e qartë se pse, transmeton BBC.

Kërkimet intensive shumëkombëshe nuk kanë arritur të gjejnë shenja nga aeroplani i zhdukur. Këtë javë, Australia njoftoi se operacioni ishte duke hyrë në një fazë të re, pas një kërkimi fillestar të zonës ku sinjalet akustike që vinin nga “kutia e zezë” e regjistruesit të fluturimit, por rezultatet nuk mundën të gjenin asgjë.

Takimi i javës së ardhshme në Australi do të ndihmojë në përcaktimin se çfarë do ndodhë më pas.

“Ky është një takim shumë i rëndësishëm, sepse do të formalizojë rrugën për të siguruar se ky kërkim vazhdon me urgjencë dhe nuk ndalet në çdo fazë,” tha një zyrtar.

Kërkimet ajrore për mbeturinat lundruese janë ndaluar. Kërkimet e reja do të zgjerohen në zonën ku zyrtarët besojnë, bazuar edhe në të dhënat satelitore, se aeroplani u rrëzua.