Home LAJME Kërçovarja 22 vjeçare ka arritur të bëhet mentorja më e re në...

marina-dimoska-nasa

Martina Dimoska nga Maqedonia ka arritur që të bëhet mentorja më e re në NASA. Ajo ishte shpallur si personi i vitit për periudhën 2014/2015, pasi që fitoi vendin e parë në një garë ndërkombëtare për aplikacione gjithësie të NASA-së.

Dimoska thotë për gazetën ”Nova Makedonija” se që në fëmijëri ka dashur që të jetë pjesë e NASA-së. Në moshën 22 vjeçare, Martina tashmë ka diplomë në mekatronikë, robotikë dhe sisteme të integruara në ”Newmen business-accelerator” dhe diplomë në inxhinjeri aeronautike në universitetin ”Kent State”.

Martinës i ka eckur fati shumë. Ajo ka arritur që të sigurojë një mundësi praktike në Qendrën e hulumtimeve dhe eksperimenteve – CERN në Gjenevë. Kjo praktikë përfshihet pikërisht në drejtimin e saj të studimit dhe shpreson se do t’i ndihmojë shumë në hulumtimet në të ardhmen.
marina-dimoska-nasa-3-520x836