Home SPORT Keqësohen raportet mes Xherdanit dhe Mancini-t

shaqiri

xhekii

Xherdan Shaqiri është më afër se kurrë prej largimit nga Inter. Mesfushori kosovar është nxjerr në shitje nga klubi italian.

Kurse, konfirmimi më i ri se ai do të braktis “Nerazzurrët” erdhi nga stërvitja e së hënës ku ylli kosovar nuk mori pjesë së bashku me futbollistët e tjerë, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Shaqiri qëndroi në dhomë të hotelit në Century Park, e më pas iu nënshtrua një trajtimi të fizioterapisë, pa zbritur fare në fushë me futbollistët e tjerë.