Home SPORT Kenianët dominojnë në New York

Në një fitore të dyfishtë për Kenian, maratonisti Geoffrey Mutai ka arritur ta mbrojë me sukses titullin e maratonës tradicionale të New Yorkut, derisa Priscah Japtoo e ka fituar garën në kategorinë e femrave. Mutai e fitoi garën me një kohë prej 2 orë, 8 minuta e 24 sekonda, raporton agjencia e lajmeve AP. Japtoo e cila ka fituar edhe maratonën e Londrës, ka marë një bonus prej 500.000 dollarë, pasi ajo ka fituar titujt e kampiones në maratonat e mëdha botërore, bën të ditur organizatorët. Kjo është hera e tretë që kenianët shënojnë fitore të dyfishtë në maratonën e New York ( më parë kjo kishte ndodhur 2002 dhe 2003), ndërsa të vetmin që kishin pasur sukses identik ishin amerikanët në vitin 1977. Maratona e sotme u rikthye, pasi vitin e kaluar ishte anuluar si pasojë e stuhisë Sandy.Forcat e rendit kishin shtuar masat e sigurisë, pas përvojës me sulmet në Maratonën e Bostonit.