Home LAJME “Kasperski Lab”: Janë kryer 45 mijë sulme hakerike në 74 shtete në...

132750356

Kompania më e madhe evropiane e specializuar për përpilimin e softuerit antivirus “Kasperski Lab” ka regjistruar dje 45 mijë sulme hakerike në 74 shtete në botë, me ç’rast më shumë tentime për sulme janë regjistruar në Rusi, njoftoi TASS.

Janë sulmuar kompjuterët e kompanive më të mëdha dhe ministrive mes të cilave Sberbank, Megafon, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme.

Është shfrytëzuar instrumenti, i krijuar nga Agjencia për Siguri Kombëtare e SHBA-së (NSA), deklaroi një i punësuara në këtë Agjenci, Eduard Snouden, i cili e zbuloi programin e saj për ndjekjen e komunikimeve të qytetarëve.

Përmasa e sulmit masiv kibernetik me të a.,q virus shantazhist, i cili kërkon të bëhet pagesë, që të zhbllokohet sistemi operativ, u tregua si global, njoftoi televizioni Euronjuz.

Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë. Sipas ekspertëve nga kompania për prodhime antivirus “Avast” janë regjistruar 57 mijë sulme në 97 vende, me ç’rast caqe kryesore kanë qenë Rusia, Ukraina dhe Tajvani.

Gazeta “Dejli Telegraf”, megjithatë publikoi se grupi kibernetik me lidhje të mundura në Rusi qëndron pas sulmit kompjuterik i kryer me siguri si aksion ndëshkues kundër sulmeve amerikane në Siri.

Organizata sekrete, e cila është quajtur “Shadou brokers” në prill publikoi se ka vjedhur armë kibernetike nga NSA, e cila i ka mundësuar qasje të jashtëzakonshme deri te të gjithë kompjuterët që të mund të fitojë qasje deri te kompjuterët e terroristëve ose “vendeve armike”.

Pas vjedhjes grupi e ka “aktivizuar” armën në një faqe të panjohur.

Askush nuk e din kush qëndron pas “Sahdou Brikers”, por në një deklaratë të publikuar në Interent në dhjetor thuhet : “Shadou Brokers” nuk janë kriminel të papërgjegjshëm, ata janë oportunist. Ata vendeve përgjegjëse u japin mundësi t’i përmirësojnë gjërat.

Sipas Eduard Snoudenit grupi është i mbështetur nga Kremlini.