Home LAJME Kallëzim penal për një infermier për ryshfet për operacion

mjek

Kallëzim penal për ryshfet prej 300 euro ka përfituar një infermier nga Spitali i qytetit, i cili të hollat i ka kërkuar për urgjencë në listën për pritje për intervenim operativ.

Nga MPB-ja informojnë se policia dorëzoi kallëzim penal kundër K.S. (64) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “marrje të ryshfetit”. I denoncuari në cilësinë e infermierit, i punësuar në SPQ “8 Shtatori”, me qëllim që të përfitojë dobi pronësore kundërligjore, nga një pacient në mënyrë të drejtpërdrejt ka kërkuar dhe marrë ryshfet në vlerë prej 300 euro. I denoncuari më 25 maj të vitit 2017 nga një pacient 66-vjeçar nga Prilepi drejtpërdrejt ka kërkuar 300 euro që ta vendosë të parin në listën për pritje për intervenim operativ, ndërsa ditën e ardhshme ia ka marrë të hollat me arsyetim se të njëjtat janë shpërblim për mjekun i cili duhej ta kryejë intervenimin operativ. Biri i të dëmtuarit të njëjtën ditë e ka denoncuar veprën penale në Njësitin për krim ekonomik dhe kompjuterik, ku me vërtetim për sende përkohësisht të sekuestruara, i janë marrë gjashtë bankënota në apoenë me nga 50 euro të cilat janë përpunuar në mënyrë teknike-kriminalistike dhe foto-dokumentuar me ç’rast, në bazë të urdhrit të Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi I- Shkup, janë ndërmarrë masa dhe aksione për sigurim të dëshmive materiale.

Më 26 maj të vitit 2017 në objektin hotelerik është realizuar takim midis të denoncuarit dhe birit të personit të dëmtuar në të cilin i denoncuari i ka marrë të hollat, me ç’rast është kryer privim i tij nga liria