Home LIFESTYLE “Kacafytje” në Strugë, shkak shitja e një ndërmarrje, BESA akuzon

Ndërrmarrja ‘’Proaqua’’ njësia në Strugë nëpërmjet një reagimi deri te Strugalajm.com i është kundërpërgjigjur degës së Lëvizjes Besa në Strugë, duke i thënë se ata si kompani nuk kanë shitur zyrat, por të njëjtat janë konfiskuar nga ana e përmbaruesit për shkak të borxheve të hershme ndaj disa kompanive dhe puntorëve të ‘’Proaqua’,’të cilët kishin paditur kompaninë për rrogat që nuk kishin marr në vitet 2009-2010, të cilët kanë patur vendime të plotfuqishme.

Apelojmë deri te Lëvizja Besa që të mos keqpërdori raste të kësaj natyre për poena politika.

Reagimi i Levizjes BESA

Lëvizja BESA – Strugë duke bërë analiza të hollësishme të këtyre tre problemeve momentalisht kryesore, vërejtëm një manipulim të rangut të lartë, ku zbuluam se Proaqua veçse ka shitur pronat dhe zyrat e saja dhe tanimë është duke qëndruar në vendin e vet me qira, përafërsisht 2 mijë euro në muaj.

Si mundet që kjo drejtori të shesë gjithçka që ka qenë në pronësi të kësaj ndërmarrje, kush jua lejoj që këto prona të shiten dhe të privatizohen/komercializohen.

Komuna e Strugës dhe drejtori i Proaquas të japin përgjigje se si e shitën vendin (te familjarët ose shokët e vetë), ku u publikua ose ku u informuan blerësit?