Home LAJME Ka filluar takimi i liderëve të partive shqiptare në Maqedoni, mungon kreu...

takim-1

Ka filluar pak pas orës 13:30 takimi mes kryetarëve të partive shqiptare për të bashkëbiseduar rreth zhvillimeve të fundit në vend, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Liderët e partive politike shqiptare janë mbledhur në takim me ftesë të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.

Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetarja e partisë Teuta Arifi ka pritur Ziadin Selën, Gëzim Ostrenin e Vesel Memedin ndërkohë që sapo ka nisur takimi i cili është i mbyllur për mediat derisa në fund të gjithë liderët do të dalin në një konferencë për shtyp lidhur me vendimet e mara.

Ndërkohë në anën tjetër këtij takimi i kanë thënë ”Jo” nga Lëvizja Besa dhe PDSH-ja.

Nga Lëvizja Besa njoftuan se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Ahmeti, me arsyetimin se takimi është thirrur nga dikush që përmendet nga Prokuroria Speciale.

“Duke qenë të përkushtuar për mbrojtjen e interesave shqiptare në Maqedoni, duke e respektuar vullnetin politik të votuesit shqiptar, duke pasur parasysh se këtë takim e fton dikush që përmendet nga Prokuroria Speciale Publike dhe ata që dyshohen për rastin “Magjar Telekom”, si dhe duke mos harruar në asnjë moment se jo më larg se javën e kaluar Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare, si anëtarë të KSHZ-së edhe një herë i shërbyen VMRO-DPMNE-së, duke i hequr një deputet shqiptar koalicionit “Rilindje me BESË” dhe duke ia dhuruar Gruevskit, koalicioni “Rilindje me BESË” ka vendosur ta respektojë vullnetin e votuesve të tij dhe mos të marrë pjesë në takimin që e ka ftuar kryetari i BDI-së, thuhet në njoftimin e Besës.