Home LIFESTYLE Ka figurën për të cilën ia kanë lakmi edhe vajzat e reja,...

Edhe pse ka shkelur në decenien e shtatë, e famshmja Susan Sarandon ende me sukses po i mund stereotipat kur është fjala për kreacionet veshjeve.

Format e bujshme edhe kësaj here mjeshtërisht i ka theksuar dhe të tubuarit e shumtë i ka ngazëllyer plotësisht para disa ditësh në Venecie.

E shoqëruar nga djemtë: 25-vjeçarin Miles dhe 28-vjeçarin Jack Henry, legjendarja Susan Sarandon i ka bërë të gjithë të flasin vetëm për të, falë fustanit joshës dhe tepër të bukur të brendit Hugo Boss, në të cilin është paraqitur në tepihun e kuq në Venecie.

Kreacionin solemn brendi i njohur gjerman e ka krijuar ekskluzivisht për të, ndërkaq detajet siç janë prerjet në zonën e këmbëve, të cilën e ka zbuluar astari nga sateni, dhe modelit në formë zemre i janë përshtatur në mënyrë të përsosur formave të theksuara të divës holivudiane.

Edhe pse disa herë është gjendur në thumb të kritikëve të modës, Susan Sarandon nuk heq dorë nga shfaqjet solemne seksipile në të cilat thekson dukjen rinore dhe linjën e përsosur me fokusin te dekolteja.

Cannes 1978 #TBT

A post shared by Susan Sarandon (@susansarandon) on