Home LAJME Junker paralajmëron dënime për mosplotësimin e kuotave të migrantëve

133035430

Kryetari i Komisionit evropian, Zhan Klod Junker u kanos me parashtrimin e procedurës juridike kundër atyre anëtarve të BE-së të cilët nuk do ta plotësojnë kuotën e konfirmuar për pranim të migrantëve.

“Javën e ardhshme do të merremi me çështjen nëse do të parashtrojmë procedurë për mosrespektimin e marrëveshjes (për kuotat). Ende nuk është marrë vendim për këtë, por unë qartë them se jam për masa të tilla”, deklaroi Junker për javoren gjermane “Shpigel”.

Me planin, që e publikoi Eurokomisioni në vitin 2015, parashikohet që të gjitha vendet e BE-së të pranojnë një pjesë prej 160.000 migrantëve, pjesa më e madhe nga Siria, Eritrea dhe Iraku, të cilët gjenden në Greqi dhe Itali, në bazë të kuotave të konfirmuara, varësisht nga madhësia dhe fuqia ekonomike e tyre.

Mirëpo, disa nga anëtaret e BE-së nga Evropa Lindore, si Hungaria, Polonia dge Sllovakia, padyshim paralajmëruan se nuk do ta respektojnë planin për pranim të migrantëve