Home LAJME Julian Deda i shkruan letër Papës

Aktori i mirënjohur shqiptar Jualian Deda i ka shkruar një letër Papës.

Almakos më poshtë ju sjell shkrimin e tij të plotë:

I nderuar Papa Françesku, une qe po te shkruaj jam nje shqiptar i thjesht me origjine nga Shkodra dhe me banim ne Tirane. Dua te te falenderoj qe zgjodhe vendin tim te bukur, te parin per ta vizituar. Faleminderit qe shkele ne token e shqiponjave, sepse prania jote ketu, e detyroi gjithe boten te ktheje syte nga Shqiperia, e te shikoje se si nje vend i varfer ben gjithçka per te pritur miqte e vertete. Faleminderit qe mblodhe ne ate shesh katolike, myslimane, ortodoks, bektashi, te gjithe bashke si shqiptare te mire, jo per thirrje kahjesh politike, por si bashkim zerash qe drejtohen atje lart ne forme lutjesh per familjet tona, per vendin tone. Faleminderit qe erdhe edhe per faktin e thjesht, qe u rregulluan ca rruge, u mbollen ca peme dhe u pastruan ca godina.

E pe sa mire te pritem. U zgjuam heret, te duartrokitem, qeshem, qame, brohoritem, vrapuam, mbajtem fjalime, te falenderuam, te beme dhurata, pra e shikon sa te mire jemi…!?!? Kot na shajne.

I nderuar Papa Françesku, perpara se te ikesh kam nje kerkese te vogel. Kur te shkosh ne Vatikan, lutu per ne. Lutu qe keta njerez te mire te jetojne si njerez, te jene te shendetshem. Lutu qe Shqiperia te mos jete me nje “ishull” ne mes te Europes, por te jete pjese e saj. Lutu per paqe ne kete vend te bukur. Lutu njehere se ku i dihet, mbase ty te degjon me shume AI lart.

I nderuar Papa Françesku, ndoshta ti nuk do ta lexosh kurre letren time, e si mund ta lexosh, ti je Papa kurse une jam nje i panjohur per ty, por kjo nuk ma zbeh besimin ne Zot se ketu do vije nje jete me e mire. Kam besim te shqiptaret se ata do dine ta çojne kete vend perpara e te zere vendin qe i takon ne historine europiane si nje nga popujt me te vjeter te ketij kontinenti.

Ja pra i nderuar Papa Françesku, ky ishte vendi i Gjergj Kastriotit dhe i Nene Terezes, vendi i shqiptareve. Se fundi dua te te them, mire se erdhe, rruge te mbare dhe mire se te vish perseri. Te pershendes..!

P.s. Te fala te gjitheve andej nga Vatikani..!