Home SPORT Joshua e thumbon keq Wilder’in

Anthony Joshua ka vlerësuar si joprecize goditjet e Deontay Wilder, ndërs ka thënë se kundërshtari i radhës, Joseph Parker, është më i saktë.

Anglezi përballet më 31 mars me Parkerin, që poshtu ka rekord pa asnjë humbje në boksin profesionist, transmeton GazetaMetro.net

Joshua thotë se Parker i ka goditjet më të rrezikshme se Wilder, që në fakt vlerësohet si konkurrenti kryesor i JOshuas për ‘mbretin’ e kategorisë së rëndë.
I pyetur nga SkySports se cili është dallimi në mes të Wilder dhe Parker, JOshua tha se ky i fundit “është më preciz, Wilder lëshon goditje si të mullirit të erës”.

“Kur Parker lëshon goditje me të djathtën dhe të majtën, nëse e majta nuk të godet, atëherë të arrin e djathta derisa përpiqesh të largohesh, dhe kështu i rrëzon shumicën e kundërshtarëve”, u shpreh Joshua.

Ai theksoi se nuk i ka goditjet më të forta në botë, por është boksieri më i mirë.