Jimilian, këngëtari me trendi i Danimarkës sjell për herë të parë këngë shqip – VIDEO
Home VIP Jimilian, këngëtari me trendi i Danimarkës sjell për herë të parë këngë...

Këngëtari me origjinë shqiptare, 22 vjeçari Jimilian Ismaili, i cili cilësohet si një ndër talentet më të mëdhenjë të muzikës në Skandinavi ka vendosur të sjellë për herë të parë një këngë në gjuhën shqipe. Kënga me tematikë verore u publikua sot dhe quhet “Ajo Don Perignon” dhe parashikohet të jetë një hit në të gjithë trevat ku flitet shqip dhe në diasporë.

Nga ana tjetër, i cilësuar si një frymëzim për të rinjtë, Jimiliani ka një repertor të gjëre muzikorë, ku ndër këngët e tij më të famshme janë: Slem igen, Sommer sindssyg, Damer på lager, Cockblock, Giv mig noget, etj, me të cilat ka kryesuar për një kohë të gjatë top listat muzikohe dhe njëkohësisht ka fituar disa çmime të rëndësishme, ku vlen të veçohet vlerësimi si artisti më i mirë i Danimarkës me çmimin MTV.

Dëgjojeni këngën në vazhdim: