Home LAJME Jep dorëheqje Menduh Thaçi

menduh-620x330

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kreu i partisë. Ai këtë e ka bërë të ditur sonte në profilin e tij në Facebook.

“Të dashur miq, sapo dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së. Partinë Demokratike Shqiptare do t’a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendrorë i Partisë. Koordinatorë i aktiviteteve u emrua Sekretari i Përgjithshëm z.Azem Sadiku, ndërsa unë mbetem ushtarë i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare” ka shkruar Thaçi