Home LAJME Japonia ndërmerr masa të jashtëzakonshme kundër sulmit global kibernetik

haker

Pas kërcënimit global nga sulmi kibernetik me virus kompjuterik, në Japoni sot u hap Qendër e re për grumbullim të informatave në kuadër të Shtabit të krizës pranë Kabinetit të kryeminsitrit japonez, Shinxo Abe.

“I ndërmarrim të gjitha masat e domosdoshme si përgjigje ndaj sulmit kibernetik”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Qeverisë japoneze, Joshihide Suga.

Siç lajmëroi TASS, konglomerati teknologjik “Hitaçi”, ndërkaq, sot kumtoi se hakerët sulmuan një pjesë rë kompjuterëve të tyre.

Kompania informon se po ndërmerr masa mbrojtëse, prë ta ndaluar përhapjen e virusit.

Agjencia japoneze për siguri kibernetike nga ana e vet i paralajmëroi shfrytëzuesit të kenë kujdes gjatë punës në internet.

Ndërkohë autoritetet në mbarë botën po tentojnë t’i zbulojnë fajtorët për sulmet e mëdha kibernetike, që e penguan punën e disa fabrikave, spitaleve, dyçaneve dhe shkollave.

Ekspertë për siguri kibernetike theksuan se virusi ka kapluar mbi 200.000 shfrytëzues në mbi 150 vende.

Druhet se përhapja e virusit mund të shkaktojë shqetësime të reja sot, kur njerëzit do të kthehen nga vendet e tyre të punës.

Ekspertët presin edhe versione të reja të virusit, duke shtuar se tani për tani nuk dihet vlera e dëmeve të shkaktuara nga sulmet e së premtes.

Ndërkohë, kompania “Majkrosoft” e akuzoi Qeverinë amerikane se ruan kode softuerike të cilat mund të shfrytëzohen nga hakerët.

Kryetari i “Majkrosoft”, Brad Smit e konfirmoi konkludimin tek i cili tashmë erdhën shumë hulumtues se për sulmin e fundit hakerik është përdorur instrument i krijuar nga Agjencia amerikane për siguri nacionale, që ishte lëshuar në internet në muajin prill.

Smit gjithashtu e ngriti edhe çështjen për atë se si shërbimet e zbulimit të arrijnë balanc ndërmjet dëshirës për t’i mbajtur në fshehtësi lëshimet softuerike, të kryejnë spiunim dhe të zhvillojnë luftë kibernetike dhe t’i ndajnë këto lëshime me kompanitë teknologjike me qëllim të sigurisë më të mirë të internetit.

Ai theksoi se qeveritë në botë do të duhej t’i kuptojnë këto sulme si “thirrje për zgjim” dhe të mendojnë për “dëmet ndaj popullatës civile, që dalin nga fshehja e lëshimeve”.