Home SPORT Januzaj zgjedh Belgjikën

adnan

Përzgjedhësi i përfaqësueses belge, Marc Wilmots ka deklaruar sot se Adnan Januzaj, ka vendosur që t’i bashkangjitet kombëtares belge.

19-vjeçari i lindur në Bruksel nga prindër shqiptarë nga Kosova, Januzaj kishte të drejtë të përfaqësonte Kosovën, Shqipërinë, Belgjikën, madje edhe Anglinë.

Njoftimin e tij, Wilmots e ka bërë në Twitter, duke thënë se ka marr konfirmimin zyrtar se Januzaj ka përzgjedhur Belgjikën.