Home LAJME "Janullatos punon për aneksimin e Shqipërisë"

Konflikti mes kishës “Shën Maria e Pazarit” dhe Bashkisë së Përmetit ka ngjallur sërish reagimin e kreut të komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë, At Nikolla Marku.

Nga Elbasani, përmes një letre të hapur dërguar Patriarkanës së Stambollit, Marku ka kritikuar kryepeshkopin Anastas Janullatus duke e akuzuar se po shkel vendimin “Tomas” të vitit 1936 , qe njeh pavarësinë e Kishës Autoqefale Shqiptare, raporton “Shqiptarja.com”.

At Nikolla Marku kërkon të zbatohet dhe të respektohet nga Patriarkana e Stambollit vendimi “Tomas” i vitit 1936 , i cili njeh pavarësinë e kishës autoqefale shqiptare , neni 34 i së cilës përcakton drejtimin e cdo kishe ortodokes të pavarur nga një prift I kombësisë në të cilën ushtron veprimtarinë e saj kisha.

Letra e At Nikolla Markut

Hirësi Bartolome, jemi të detyruar t’ju shkruajmë se çfarë po ndodh realisht me Kishën Ortodokse Shqiptare. Edhe pse jeni ju të përbashkët më priftin e përkohshëm Anastas Janullatos, pra atë greke.

Nuk hezitojmë aspak t’ju vëmë në dijeni për politikën antishqiptare të këtij prifti, me disa bashkëpunëtorë të zgjedhur prej tij në mënyrë polici sekrete dhe aspak teologjike apo apostulore, duke shkelur çdo nen të statutit të kësaj Kishe. Besojmë se ndërgjegjja juaj dhe besimi do të kapërcejë miqësinë që keni ju më Anastas Janullatos, miqësi e cila nuk duhet t’ju pengojë për të gjykuar drejt për punët e këtij zotërie.

Ne kërkojmë nga ju që nga Patriarkana e Stambollit të respektohet vendimi Tomas i vitit 1936, vendim i cili njeh pavarësinë e Kishës Ortodokse Shqiptare nga çdo kishë tjetër ortodokse e vendeve të tjera. Anastas Janullatos ka kthyer besimin ortodoks shqiptar në një shtojcë të Kishës Ortodokse Greke, me qëllime të caktuara shoviniste në dëm të Shqipërisë. Ky njeri nuk punon për besim , por për aneksimin e Shqipërisë.