Home LAJME Ja sa të pasur janë Ahmeti, Kasami, Thaçi dhe Sela

lider

Në përputhje me Ligjin Antikorrupsion, të gjithë deputetët e zgjedhur dhe funksionarët shtetëror janë të detyruar të paraqesin listën e pronësisë edhe gjatë këtij viti, Kureshtja më e madhe është për listat e pronësisë së liderëve të partive shqiptare që janë zgjedhur deputetë.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se posedon tokë në Shqipëri, një shtëpi në Zajaz dhe një veturë tip “Polo” në emër të gruas.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci posedon dy shtëpi në Tetovë me nga 1156 dh3 209 metra katrorë, dhe dy vetura, si dhe kursime në bankë në vlerën e përafërt 100 mijë euro dhe 1 milion denarë.

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ka deklaruar se posedon tri vetura, një shtëpi dhe tokë në Strugë si edhe një pyll 30 000 metra katrorë në emër të prindërve.

Kryetari i Levizjes BESA, Bilall Kasami ka deklaruar në listen anketuese me prona, shtepi dhe makina që janë në pronësi të prindërve.