Home LIFESTYLE Ja Futbollistët më të paguar në Serie A

Gazzetta dello Sport ka publikuar listën e lojtarëve më të paguar në kampionatin Italian.

Leonardo Bonucci i Milanit dhe Gonzalo Higuain i Juventusit, janë dy futbollistët me pagat më të larta në Serie A.

Mbrojtësi italian që këtë vit u largua nga Zonja e Vjetër drejt Milanit, merr 7.5 milionë euro në vit, aq sa edhe ish-bashkëlojtari i tij Higuain, transmeton KosovaPress.

Më pas vijnë Paulo Dybala me 7 milionë, Douglas Costa me 6, aq sa përfiton edhe portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Trajneri më i paguar është Massimiliano Allegri me 7 milionë, i ndjekur nga Lucciano Spalletti me 4