Home LIFESTYLE Ja çfarë mendon Kim Mehmeti për veprimin e fundit të BDI-së

Kim Mehmeti

“BDI-ja e ka braktisur qeverinë, mbase shkaku se u ‘cenua’ privatësia e disa funksionarëve të saj dhe pasi që qarqe policore, të cilave aq ndershëm disa nga ata u shërbyen, tani janë duke i shantazhuar dhe duka ua nxjerr në shesh të palarat! E ndërkohë, si gjithmonë derë më tani, për paturpësinë e tyre, fajtorë jemi ne të cilët ka vite që ua themi të vërtetën se fundi i tyre do jetë ai që i takon çdo vasali: do ua ha kokën sunduesi të cilit i shërbejnë! Dhe si të tillë që ishin, arrogant, të pafytyrë, injorantë dhe të pandjeshëm ndaj fatit të popullit të vet, ata e as që e vërejtën se shqiptarëve të këtushëm u ndodhi ‘Sopoti’, ‘Brodeci’, ‘Monstra’, likuidimi i Harun Aliut me shokët, se u rrahën me dhjetëra të rinj shqiptarë, se ndodhi Nata e Tradhtisë së Madhe në Kumanovë, se u deshqiptarizuan Shkupi dhe Maqedonia…, pra as që u bëri përshtypje dhunimi i privatësisë të shumë motrave e nënave shqiptare, që i zgjoi nga gjumi policia të cilës ata i shërbenin , se u prek më intimja e shumë familjeve të pambrojtura shqiptare, në shtëpitë e të cilave, po ajo polici, hynte si nëpër vendbanime pa pronarë, por ata, funksionarët dhe drejtuesit e BDI-së, le që nuk e braktisën qeverinë, po na quanin armiq neve që kritikonim këto veprime të regjimin ku ata bënin pjesë! Dhe tani, kur mbetën pa popull, kur edhe ashtu do ketë zgjedhje, ata mundohen t’ua bëjnë votuesve edhe mashtrimin e fundit dhe sillen si ai rrugaçi, i cili i kthehet familjes, por pasi të ketë mbetur i pambrojtur dhe i braktisur nga ‘bosat” të cilëve u ka shërbyer dhe, pasi që paraprakisht, ta ketë turpëruar tërë fisin si dhe, pasi t’ia ketë vjedhur dhe t’ia ketë shitur familjes tërë pasurinë që ajo ka pasur!”

The post Ja çfarë mendon Kim Mehmeti për veprimin e fundit të BDI-së appeared first on Shqipmedia.