Home LAJME Ja aksioni i Policisë së Kosovës: Kap fajdexhinjtë edhe në banjo (Video)

largea_pol1446280076

Muajt e fundit, lajmet për fajdet dhe fajdexhinjtë kanë dominuar nga Prizreni pas një vrasjeje tronditëse që ndodhi në rrugët e qytetit. Kësisoj, edhe fokusi i policisë u zhvendos në luftimin e këtij fenomeni.

Rubrika “Policia” e emisionit “Drejtësia në Kosovë” transmetoi pamje ekskluzive të një aksioni policor në ndjekje të fajdexhinjve. Pamjet tregojnë se si të dyshuarit fshihen në banjo. Atë mëngjes, njësitet policore arrestuan tre të dyshuar dhe konfiskuan një kallashnikov, një revole dhe një pushkë gjuetie.