Home LIFESTYLE Izraeli në përgatitje për një luftë të mundshme me Hizbullahun

Ushtria izraelite po përgatitet për stërvitjen ushtarake më të madhe të 20 viteve të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas shtypit izraelit stërvitja ushtarake e emërtuar me emrin Meir Dagan, të ish-shefit të shërbimeve inteligjente të Izraelit (MOSSAD) do të kryhet në kufirin me Libanin dhe do të drejtohet nga komanda veriore e mbrojtjes së Izraelit.

Theksohet se Hizbullahu do të jetë “objektivi” i stërvitjes ushtarake më të madhe të 20 viteve të fundit e cila është planifikuar të zgjasë për 11 ditë dhe ku do të marrin pjesë edhe dhjetëra mijëra ushtarë rezervë.

Gazeta izraelite “Yedioth Ahronot” në lajmin e saj të bazuar në burimet ushtarake ka theksuar se “qëllimi i stërvitjes është përgatitja e një sulmi të madh kundër Hizbullahur në Libanin jugor”.

Ndër të tjera burimi ushtarak në lajm ka vënë në dukje se një tjetër qëllim i stërvitjes është pengimi i kalimeve të militantëve të Hizbullahut në kufirin e Izraelit.

Gjithashtu bëhet e ditur se në stërvitje do të marrin pjesë edhe njësitë ajrore, tokësore, forcave detare dhe të inteligjencës të ushtrisë së Izraelit.

Edhe ish-komandanti i forcave ajrore të Izraelit, Amir Eshel, në një deklaratë të mëparshme ishte shprehur se “Izraeli në 5 vitet e fundit ka kryer dhjetëra sulme kundër Hizbullahut dhe autokolonave të grupeve të tjera në front të cilët transportojnë armë”. Eshel për sulmet në fjalë ka bërë të ditur se ato janë rreth 100.

Në shumë raporte të publikuara nga burimet izraelite dhe të ushtrisë është bërë e ditur se forcat ajrore kanë patur në objektiv autokolonat në Siri që transportojnë armë për Hizbullahun e Libanit.