Home LAJME Izraeli e vazhdon bashkëpunimin me ushtrinë egjiptiane!

Izraeli mban lidhje të ngushta me ushtrinë egjiptiane, përderisa zgjasin trazirat në Egjipt dhe është i brengosur shkaku i mundësisë që kriza të dëmtojë luftën e tyre të përbashkët në ishullin e Sinajit, kanë thënë zyrtarë të këtij vendi, transmeton Al Jazeera.

Bashkëpunimi me ushtrinë egjiptian, Izraelit i nevojitet jo vetëm për të mbrojtur sigurinë në kufirin e përbashkët, por edhe për ruajtjen e Marrëveshjes historike të vitit 1979.

Izraeli ka qëndruar anësh pas rrëzimit të presidentit të pare të zgjedhur në mënyrë demokratike, Mursit gjatë grushtshtetit ushtarak me 3 korrik të këtij viti.

Izraeli nuk i ka komentuar gjakderdhjet në vendin fqinj, ku forcat egjiptiane vranë me qindra mbështetës të Mursit, e të cilët kundërshtonin rrëzimin e tij dhe kërkonin që ai të rikthehet në postin e Presidentit.

Në kabinetin e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë refuzuar të japin çfarëdo lloj komenti, por për AP kanë pohuar se vazhdon bashkëpunimi me forcat e sigurisë së Egjiptit.