Home LAJME Ivanovi harxhon 6 mijë euro për kravata

Presidenti Gjorgje Ivanov në vitin 2012, ka blerë kravata në vlerë prej rreth 6 mijë euro edhe atë nga kompania pronare e së cilës është skulptorja, Valentina Stefanovska. Dokumentet blerjen e tyre janë shpallur në faqen e prokurimeve elektronike- thonë nga internet portali “Nova TV” i cili e edhe publikoi lajmin.

“Në byronë e prokurimeve publike, në seksionin “Evidentimi”, ku regjistrohen prokurimet e vogla që bëhen pa shpallur tender, gjegjësish, ato bëhen me marrëveshje në katër sy, mund të vërehet blerja e kravatave në vitin 2012 në vlerë prej 5800 euro në firmën “FOKABO DOOEL”, ku drejtore e firmës është pikërisht, skulptorja kundërthënëse, Valentina Stevanovska, autorja e përmendoreve “Kalorësi” (Aleksandri i madh), Porta triumfale, shatërvani me përmendoren e Filipit të Dytë dhe shumë vepra tjera të projektit “Shkupi 2014”, thuhet në njoftimin e Nova TV”.

Skulptorja Valentina Stevanovska nga firma e së cilës janë blerë kravatat për presidentin Ivanov, për portalin Nova deklaroi se edhe pse është drejtore e firmës së babait të saj, ajo nuk ka ditur gjë për blerjen e kravatave, sepse nuk ka kohë të punojë në firmë.
Nga kabineti i presidentit Ivanov, reaguan dhe thanë se bëhet fjalë për ndryshim tendencioz dhe keqdashës të fakteve me të vetmin qëllim, diskreditimin e institucionit, President i Republikës së Maqedonisë.

“Shumat e përmendura nga kontratat e prokurimeve publike, paraqesin shuma të planifikuara të prokurimit publik që jo përherë realizohet plotësisht, gjegjësisht nuk janë paguar të gjitha shumat e paraqitura në kontrata, por sipas faturës për shërbimin e kryer”, theksojnë nga kabineti i presidentit.

Sidoqoftë, mbetet fakti që blerja është bërë nga firma ku drejtore është skulptorja Valentina Stevanovska. e cila punoi në një numër të madh të objekteve të projektit “Shkupi 2014” dhe ka marrë disa miliona euro ndërsa sipas konkluzave të auditimit nga komuna Qendër, ajo 25 herë ka udhëtuar në Itali në llogari të komunës Qendër dhe ka fjetur në hotel ku bujtja kushton 280 euro, por shumat e përmendura janë përgënjeshtruar nga Stevanovska. Natasha Stojanovska