Home LAJME Isa Mustafa dhe Shpend Ahmeti në balotazh në Prishtinë

Qytetarët e Prishtinës me gjasë do të votojnë edhe njëherë në balotazh për të zgjedh kryetarin e tyre.

Sipas rezultateve preliminare nga Demokracia në Veprim(DV), kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa prinë me 43 për qind të vota, pasuar nga kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti me 31 për qind.

Ndërkaq, kandidati i PDK-së, ka arritur të grumbullojë 11.4 për qind, pasuar nga kandidati i AKR-së Korab Sejdiu me 5.7 për qind dhe kandidati I AAK-së, Besnik Tahiri me 4.5 për qind.

Në rast se përfundojnë rezultatet në këtë mënyrë , atëherë kandidati i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i VV-së, Shpend Ahmeti do të masin edhe njëherë forcat në balotazh. (ORAinfo)