Home LAJME Intervista/ Basha flet për përçarjet potenciale brenda PD-së

Prej vitit 2005, Lulzim Basha është një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike, duke mbajtur disa prej posteve më të rëndësishme në jetën e vendit, si ministër i Transportit, i Jashtëm apo i Rendit.

Sot, Basha ka sërisht një post vendimtar për vendin, por shpesh atë e kanë kritikuar se karriera e tij ka qenë joreale e se ka shijuar mbështetje të rëndësishme të faktorëve të jashtëm për të arritur deri këtu.

Në një tjetër rol, gjithashtu shumë të rëndësishëm për vendin, atë të kryetarit të opozitës, Basha ndodhet paradoksalisht përpara shumë sfidave paralele, duke qenë kryebashkiak edhe për dy vjet e lider i opozitës njëkohësisht, por më shumë se kaq, duhet të provojë që ka një projekt të vërtetin politik përtej hijës së ish-kryeministrit Berisha. Ai i ka dhënë një intervistë Sokol Ballës në emisionin “Top Story” që emitohet në televizionin Top Channel.

Sokol Balla – Zoti Basha, mirësevini në këtë studio.

Lulzim Basha – Mirëse ju gjej. Faleminderit për ftesën.

Sokol Balla – Zoti Basha, ju viheni sot në një moment vendimtar të aktivitetit të opozitës së re. Ju sot keni paralajmëruar një aksion të fuqishëm politik të opotizës dhe partive të tjera në shenjë proteste ndaj miratimit në Parlament të aktit normativ që shtyn për gjashtë muaj hyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil. Pse opozita merr këtë vendim?

Lulzim Basha – Pikë së pari, veprimi politik ka nisur prej disa javësh në raport me këtë ligj, që përbën edhe një prej tre kushteve që BE i vuri Shqipërisë, kusht që nuk u përmbush në kohën e duhur pasi opozita atëherë deshi ta bllokonte integrimin. Ju kujtojmë thirrjet e përsëritura të Brukselit ndaj klasës politike, për të qenë e përfshirë në proces dhe kaluar ato tre ligje, njësoj si thirrjet tona në ato kohë. Për fat të mirë, ky konsensus u arrit, ndonëse jo në kohë për të marrë rekomandimin pozitiv, por kakoi në 30 Maj dhe pjesë e kësaj dakordësie ishte edhe data e hyrjes në fuqi e secilit prej ligjeve, në këtë rast “nëpunësi” u caktua në 1 Tetor. Dua të theksoj se ai konsensus ishte një arritje historike, sepse shënoi pozitivisht fytyrën e politikës shqiptare, e cila është skalitur më së shumti nga përndjekje, luftë të përditshme politike dhe në këtë mënyrë është një bllok më shumë në murin e pozitivitetit.

Së dyti, rëndësia e konsensusit në ato tre ligje u duk se ishte e barabartë me atë të tre ligjeve në vetvete, kur u tha se aprovimi me konsenus ishte më i rëndësishëm se aprovimi me referedum. Pra, ishte një datë dhe konsensus historik, që mundësoi që progresraporti i Komisionit të rekomandonte statusin pa kushte pak ditë më parë.

Megjithatë, pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe periudhës së tranzcionit, u mësua jozyrtarisht se mazhoranca e re kishte synim të zhbënte këtyë ligj, këtë konsensus dhe ju kujtoj që në këtë përpjekje, menjëherë pasi mësuam informacionin bëmë thirrje të përsëritura publike e mediatike për t’u tërhequr ndaj çdo hapi në raport me prishjen e këtij konsensusi. Arkivi juaj do të tregojë se thirrjet tona ranë në vesh që nuk donin të dëgjonin. Për ironi të fatit, ishin burime po kaq të alarmuara sa opozita, që na thanë se jo vetëm do të ndërhyrej në ligj, por ajo do të bëhej edhe me një akt normativ, që është një dekret-ligj njësoj si dekretet e presidentit dhe ai në vetvete është antikonsensual, pasi ndryshe nga çdo ligj, akti normativ nuk është i hapur për diskutim, ai ose miratohet ose hidhet poshtë. Pra, ku nuk ka vend për diskutim, nuk ka vend as për konsensus.

Për fat të keq, natën e 30 shtatorit, katër orë para se ligji të hynte në fuqi, me datën 1 Tetor që ishte propozim i PS, ky konsensus u nëpërkëmb dhe bashkë me të u flak tutje edhe besimi reciprok, u gris në sytë e çdo shqiptari konsensusi. Ne vazhduam luftëm tonë opozitare në dy fronte, pikë së pari në frontin ligjor, duke depozituar pezullimin e aktit dhe nëpërmjet ndërgjegjësimit tashmë jo vetëm të kundërshtarëve tanë, por edhe opioninit publik për këtë akt të rëndë që u mundua të shihej si një ndryshim teknik, por që në thelb është një akt politik ekzekutus i këtij konsensusi. Veprimi ynë ishte refuzim i farsës, për të mos lejuar opozitën të nëpërkëmbej në atë sallë. Opozita është një vlerë e rëndësishme dhe s’mund të jetë një shtojcë e qeverisë. Mendojmë se ky veprim sjell akt të rëndë me pasoja të rënda, pasi sot në kundërshtim me çdo paralajmërim tonin, mazhoranca thelloi paligjshmërinë, duke botuar një akt jo vetëm konsensual, por edhe antikushtetues, pasi një ligj me 3/5 nuk mund të preket me procedurë të përshpejtuar parlamentare, aq më pak me një vendim qeverie.

Sokol Balla – Zoti Basha, kemi qëndrimin teknik mbi ligjin dhe pasojat politike me prishje konsensusi. I marrim me radhë këto dy aspekte të këtij debati publik, por ama ka disa pyetje dhe hamendësi të tjera. Ju iu referuat faktit se ky akt normativ e ndryshon në thelb ligjin. Por akti nuk ka të bëjë me ligjin…

Lulzim Basha – Thashë që akti normativ, nga natyra nuk është konsensual, pasi është de facto i pahapur për diskutim dhe thashë që është antikushtetues pasi pretendon të prekë një ligj, e në fakt e prek një ligj të miratuar me 3/5. Ligji është ligji nga neni parë tek i fundit, hyrja në fuqi e ligjit është pjesë e ligjit dhe përcaktimet se si do të hyjë në fuqi, me cilat akte nënligjore, ishin pjesë eksprese e negociatave dhe kërkesave të PS që u zbatuan ashtu siç i kërkoi ajo. Këtu s’bëhet fjalë për diçka teknike, por një ndërhyrje politike që rrëzon konsensusin. E rëndësishme të nënvizohet kjo.

Sokol Balla – Zoti Basha, ky është një ligj që në raport-progres merr vlerësime maksimale nga ana e BE-së, si i domosdoshëm dhe i duhur. Por, i njëjti raport i KE-së, kur vjen puna tek ligji, thotë se abrogon legjislacionin aktual pa provuar masat tranzitore deri në hyrjen e tij në fuqi. Qeveria aprovoi në Shtator të 2013-s shtesat teknike për të shmangur këtë vakum ligjor. Adoptimi i akteve nënligjore është i një rëndësie primare dhe i domosdoshëm. Në një farë mënyre, edhe në këtë vlerësim zyrtar ligji shihet si i mirë, por me vakum ligjor në zbatimin e tij. A ndien përgjegjësi PD si qeveri e djeshme për vakumin ligjor që nuk u plotësua?

Lulzim Basha – Nuk ka asnjë vakum ligjor dhe këtë e përsëris. Ligji që hyn në fuqi në 1 Tetor është i zbatueshëm, edhe sepse qeveritë tona kanë miratuar mbi 1 mijë akte nënligjore në vit. Siç përcaktohet në nenin 69 të këtij ligji, qeveria duhet të përgatisë aktet tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit e do të thotë që nëse ligji do të futej në fuqi, siç u votua me unanimitetit për të hyrë në fuqi në datën 1 Tetor, qeveria kishte kohë deri në 31 Dhjetor për të përgatitur aktet nënligjore, që duhet të shtrijnë efektet e tyre gjashtë muaj pas aprovimit. Pra, ligji thotë se qeveria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktet nënligjore dhe brenda gjashtë muajsh duhet të hyjnë në fuqi, ky është ligji përgatitur nga ekspertët e BE-së dhe votuar me unanimitet nga pakët.

Sokol Balla – Pse nuk u bënë më parë këto akte, që në kohën e drejtimit të qeverisë demokratike?

Lulzim Basha – Nuk kishte pengesë, sikundër praktika e ligjeve në 99,9% ka qenë e akteve nënligjore të votuara pas hyrjes të ligjeve, kështu është vepruar në 23 vjet dhe kështu veprohet rëndom në çdo demokraci perëndimore. Edhe në këtë fushë do të ishim të gatshëm të jepnin ekspertizën për të shpjeguar këtë pjesë kapitale të ligjit, pasi janë ato nene që ofrojnë garanci, ndërsa ato nene që kanë nevojë për akte nënligjore, ato mund të hartoheshin në një kohë shumë më të shkurtër se tre muajt në dispozicion. është një alibi e plotë.

Progresraporti? Dua, me këtë rast të shpreh neverinë time për keqpërdorimin që iu bë KE-së dhe këtij raporti nga kreu i maxhorancës, që sot përsëriti se akti normativ gjen mbështetjen nga BE, e kjo është një e pavërtetë 24-karatëshe. Është absurde dhe ju e dini zoti Balla, që BE kujdeset shumë që zyrtarisht mos të lërë kurrë shteg të interpretohet si marrës pale në një debat. Përdorimi i BE-së, për ta sjellë si një avokat të antikushtetueshmërisë u bë me një qëllim të vetëm, për të kompleksuar deputetët e mazhorancës dhe për t’i futur në rrugën e minimit të mirëbesimit të krijuar në 30 Maj mes palëve.

Sokol Balla – Ç’të keqe ka ky ligj që kemi operuar në tetë vitet tuaja në pushtet që ju kërkoni me kaq ngulm hyrjen në fuqi të këtij ligji të ri. Dmth, ky ligj e paska dëmtuar administratën deri tani?

Lulzim Basha – Nuk ka asgjë të keqe ligji i vjetër, por palët ranë dakord për një ligj tjetër, ranë dakord për një ligj më të avancuar në standarte dhe parime, ranë dakord si kusht madhor për integrimin, mosplotësimi i të cilit bëri të mundur mosmarrjen e statusit që një vit më parë. Ky ligj është një investim madhor i palëve, investim madhor besimi i njerëzve që përfaqësojmë, qytetarët shqiptarë. Sa i përket ligjit, aplikimit të tij apo atij në fuqi e të tjerëve, kjo është një çështje që mund dhe duhet ta diskutojmë sot, pasi kjo qeveri, në vetëm katër javë, tashmë hap pas hapi po e shndërron qeverisjen në fushatë kundër ligjit, institucioneve, praktikave të mirëqeverisjes dhe të vërtetës.

Sokol Balla – Çështja e konsensusit ka debat, pasi rezultati i 23 Qershorit ishte një rezultat që nuk lë vend për konsensus. Nëse herët e shkuara ka pasur një rezultat më të ngushtë dhe konsensusi nuk ishte vetëm parim, por edhe domosdoshmëri, pasi ju nuk i kishit ato 84 vota. Kjo maxhorancë i ka ata vota. 23 qershori ka shtuar një histori tjetër dhe ndoshta konsensusi i arritur në 30 Maj mund të quhet i tejkaluar?

Lulzim Basha – Ky është një konstatim jashtëzakonisht i rrezikshëm për konceptët bazë të bashkëjetesës paqësore politike, aq më pak koncepteve qytetare politike që duhet të jetë parim udhëheqës. Konsensusi nuk është çështje numrash, por vlerash dhe është një vlerë e mirëfilltë. Është aftësia për t’u bashkuar rreth synimeve që shkon përtej axhendës politike të secilës palë, por interesit publik. Është e vetmja mënyrë se si interesi publik, qeverisja dhe politika nxjerrin në pah ofertën e tyre të plotë politike ndaj qytetarëve. Është përdorur gjerësisht konsensusi në mbylljen e akordeve të zhvillimeve të mëdha e pozitive në 23 vjet pluralizëm shqiptar.

Ajo që sugjeroni, së dyti, është që çdo palë mund të bëjë një marrëveshje dhe ta grisë atë nesër? Ky është një diskriminim i madh që shkelësi i konsensusit bën para qytetarëve, pasi ku është besueshmëria e një kryeministri që gris konsensusin në këtë mënyrë, çkuptim ka dialogu parlamentar kur akti më i lartë që është konsensusi griset në këtë mënyrë. Është fakt që shqiptarët nuk i dhanë kësaj mazhorance një shumice të cilësuar, është fakt që duke i paraprirë ngjarjeve, mazhoranca peshkoi një mandat nga opozita dhe sot pretendoi që votimi me 83 vota plus me zotin Duzha nga Partia Republikane është konsensus, është një shumicë konsensuale që është kontradiksion që në term.

Sokol Balla – Kryeministri Rama, në Parlament u shpreh ndryshe mbi ofertë e konsensusit që iu bë opozitës. (INSERTI televiziv, kryeministri thotë në Parlament: “Po t’i kishte 84 vota shumica e djeshme, do të kishin parë shumë më keq seç panë kur për vite të tërë asnjëherë se pamë të shtrirë sinqerisht dorën e bashkëpunimit, por vetëm në kurthet detyruese të mungesës votave dhe asnjëherë se pamë kryeministrin e vendit të kërkonte dialog pa kushte. E pra, është këtu vendi për të numëruar ftesat e njëpasnjëshme të bëra nga një grup i posaçëm i ngritur për dialogun me opozitën prej qeverisë, në përbërjen e të cilit ishte zv/kryeministri, ministri i Parlamentit, Integrimit dhe ministra përgjegjëse e administratës. Katër anëtarë qeverie që nuk e teproj po të them, i janë lutur përfaqësuesve të opozitës dhe e vetmja përgjigje pozitive ka ardhur nga PDIU dhe unë e falenderoj edhe pse se nuk e kuptoj votën kundër. Përveç PDIU-t, të gjithë refuzuan bashkëvendimin).

Lulzim Basha – Kjo është pjesë e atij koncepti që po rritet sot dita-ditës për çdo çështje të qeverisjes si një fushatë, jo vetëm kundër ligjit. Ja tek e keni Ramën me zë dhe figurë, duke thënë para publikut një të pavërtetë të madhe. A nuk ishte Rama që me Berishën, në 2008-n, përkundër grevës së urisë së metës, Ndokës e të tjerëve me konsensus ndryshuan jo vetëm kodin zgjedhor, por edhe kushtetutën e vendit. Pra, merr mundimin sot para publikut të gënjejë për një gjë që ka ndodur vetëm pak kohë më parë, u ndryshua kushtetuta e kodi nëpërmjet konsensusit PD-PS. Ka një të vërtetë në raport me shkelmimin që i bënë konsensusit në 30 Shtator, në 23 vjet parlamentarizëm në një Shqipëri pluraliste, kjo është hera e parë dhe e vetmje që konsensusi arrihet dhe pastaj në mënyrë të njëanshme e arbitrare e tinzare prishet.

Sokol Balla – Sapo thatë që s’kishte kohë.

Lulzim Basha – Kjo është gënjestra e dytë që kryeministri merr mundimin të ngjeshë në 1-2 minuta sinkron. Është e pavërtetë, ne siç ju thashë, mësuam për synimet e zhbërjes së ligjit në rrugë të tërthorta, ky është spekulim i pastër që bëhet për të zbutur të vërtetën që është e pazbutshme. Pasi bëri fakt të kryer prishjen e konsensusit, ato ftesa nuk ia vlen të merren në shqyrtim.

Sokol Balla – Pse e bënë këtë prishje të konsensusit, a nuk duhet ta bindnit ju nëpërmjet dialogut qeverinë që të mos e bënte këtë veprim?

Lulzim Basha – Po, ne duhet të bindim qeverinë që të mos të bënte këtë, por veprimi është konsumuar në 30 Shtator, ndaj konsensi u shkel dhe u shkelmua. Në momentin e miratimit të aktit normativ nga qeveria, kur ajo e nxjerr atë, ky akt ka hyrë në fuqi, pra në 30 Shtator, në orën tetë të darkës, kur ai hyri në fuqi pavarësisht nga votimi, Parlamenti ishte tejkaluar dhe shtyrja e ligjit ishte bërë fakt i kryer, ndërsa akti i jep Parlamentit 45 ditë kohë për të miratuar apo rrëzuar aktin, si të tërë. Ne u vendosëm para një fakti të kryer, çfarë ftese është kjo? Ftesë për dasëm me armë në brez? Ne na thirrën jo për dialog, por për të përligjur të papërligjshmen.

Sokol Balla – Duket se e gjithë beteja bëhet pasi të dyja palët duan të kenë njerëzit e tyre në administratë. Së dyti, a mendoni që atentati po bëhet për herë të parë apo ka një histori që përsëritet në 8 vjet?

Lulzim Basha – Kjo nuk ka të bëjë me mbrojtjen e njerëzve, pasi unë e kam bërë të qartë që në momentin e parë që ne nuk jemi për mbrotjen e nëpunësve politikë, të cilët kanë ikur apo do të japin dorëheqjen, e kjo është fare normale. Sikundër, nuk jemi për mbrojtjen e çdo nëpunësi apo anëtari të administratës që provohet se ka abuzuar me detyrën. Por, administyrata është pasuri e krijuar në 20 vite rotacion, me investime në rritje të taksapaguesve shqiptare, amerikanë e europianë e ju patë sot intervistën e komisionerit Fyle, që u shpeh qartë se profesionalizmi i administratës duhet respektuar, e kjo nënvizohej edhe në progresraport. Kjo është një vlerë që i shërben interesit publik, e aq më pak ata që kanë abuzuar, për ta ka ligj dhe ligji duhet zbatuar. Shqetësimi ynë është më i thellë se kaq, nuk ka të bëjë vetëm me konsensin, por me paligjshmërinë si një konstante e përditshme.

Një tjetër shkelje arbitrare e ligjit nga një javë më parë, ajo që i jep fuqi Inspektoriatit të Ndërtimit, që edhe nëse vërteton që banesa jote ka leje ndërtimi të rregullt, pa paralajëmrim e denoncim, mund të të shembë shtëpinë nëse kryeinspektori i Shqipërisë vlerëson se shtëpia është në kundërshtim me kushtet, e kjo do të skuqte nga turpi edhe sherifin e Notingemit. Kjo është ndërhyrja më e pakuptueshme në lirinë e çdo njeriu… Kjo është ndërhyrja më arbitrare dhe flagrante e ky nuk është fillimi as fundi, është vetëm një ndër dhjetëra akte paligjshmërie në kundërshtim flagrante me kushtetutën, e detyra jonë si opozitë është të përballemi dhe edhe ky akt e ka marrë rrugën për Gjykatë Kushtetuese, e do të hetojmë si u aprovua ky akt që për nga përmasat është kriminal. PD dhe opozita, në çdo formë s’do të lejojë të cënohet asnjë pronë e ligjshme me çdo formë e mënyrë ligjore, politike e demokratike.

Sokol Balla – Zoti Basha, ju shmangët pyetjen a ka apo jo PD përgjegjësi në atentatet që i bëhen administratës në këto vite. Ka një debat edhe për Bashkinë, nga momenti që LSI u largua nga administata, 300 veta janë pushuar.

Lulzim Basha – Nuk është e vërtetë, me Lëvizjen Socialiste ka pasur një marrëveshje për emërimet politike dhe me prishjen, edhe marrëveshja iku me të emëruarit politikë.

Sokol Balla – 14 veta janë pushuar në një ditë, në 5 Maj (Balla lexon emrat një nga një dhe funksionet jopolitike të tyre).

Lulzim Basha – Ju them me përgjegjësi, çdo emërim që erdhi si rezultat i marrëveshjes politike ra sepse ishte emërim politik me daljen e LSI-së nga koalicioni. Çdo lirim tjetër që nuk është kryer në këtë periudhë, por në atë të tranzicionit nga fundi i mandatit Rama, është kryer sipas një ristrukturimi tansparent.

Sokol Balla – Këtë pretendon edhe Rama sot, por nga bashkia ka prova që u larguan edhe pastrueset e shoferët.

Lulzim Basha – Mediat qeveritare thonë u shkarkua pastruesja. Unë i kam thënë qytetarëve që është e turpshme që qytetarët paguanin 12 shoferë dhe 20 pastruesë vetëm për ndërtesën e vogël të bashkisë. Ky është një problem për familjet e tyre, por ky buxhet nuk është ndihmë sociale, ndaj këto vende pune e para përdoren sot për qytetin e Tiranës. Sot ka 3 pastrues dhe dy shoferë, por ato fonde janë përdorur për të rritur numrin e arkitektëve, specialistëve e policëve bashkiakë.

“Ne duam të njoftojmë sot këtë shumicë dhe qeverinë e saj, se duke nisur nga sot e deri në ditën e fundit të Kuvendit se ata do të kenë përballë grupin parlamentar të PD, opozitë të fortë moderne dhe profesionale. Ne nuk do t’i japim paqe asnjë minutë kësaj mazhorance sa i përket premtimeve elektorale. Grupi ynë parlamentar do të jetë në cdo seancë të Kuvendit për të mbrojtur shqiptarët”.

Sokol Balla: Kjo ishte deklarata juaj ne nisje te punes se Kuvendit te ri. Një parti që vjen pas një rezultati si 23 qershori, duhet të niste një reflektim, ju e keni nisur me bojkot, protesta, refuzim dialogu…

Lulzim Basha: Asnjë nga këto nuk qëndron, nëse do të vendosnit të plotë fjalën time në seancën e parë para se të niste Kuvendi i Shqipërisë. Do të jemi opoztië e fortë, moderne dhe europiane në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve. Nuk do të ngurrojmë të bashkëpunojmë për cështje madhore sic është integrimi. Por ama do të reagojmë fort për t’u bërë barrierë cdo përpjekjeje të paligjshme dhe natyrisht për të ofruar alternativën tonë në cdo fushë të jetës që shqiptarët të dinë që nuk kanë vetëm një mundësi. Nuk ka patur bojkot. Ka patur një akt pas një investimi të mazhornacës për të prishur konsensusin, një akt ndërgjegjësimi për të treguar që puna nuk vazhdon normalisht sepse u shkelmua besueshmëria e konsensusit. Kolegët tanë, kundërshtarët tanë politikë grisën konsensusin 3 muaj pas arritjes së tij. PD dhe opozita do të jetë fuqishëm në parlament për të kryer rolin tonë si opozitë.

Sokol Balla: Kur do të ktheheni në parlament?

Lulzim Basha: Ne nuk e kemi braktisur parlamentin asnjëherë. Ju nuk keni dëgjuar fjalën bojkot nga asnjë prej opozitës, por është përdorur nga ata që e përdorën negativisht atë. Ne do të ndjekim rrugën ligjore dhe ky nuk është momenti as për t’u paragjykuar një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Mbërrijmë tek raport-progresi që thotë se vendi pati rritje ekonomike, rritje ekonomike reale, ulje të papunësisë thotë gjithashtu që shanset e Shqipërisë për rritje ekonomike vitin e ardhshëm janë të mëdha. Ky vëzhgim i BE-së konfirmoi në një hark kohor 1 javor, atë që rritja vazhdoi dhe që sfida jonë është të mbetemi jashtë krizës. Kryeministri ka 4 javë që gënjen qytetarët mbi situatën ekonomike si një isntrument për të sunduar dhe për të marrë. Është e vërtetë që borxhi është i lartë në rajon, sepse i tillë ka qenë 15-20 vitet e fundit. Është ulur në 2009 dhe është rritur me rritjen më të vogël krahasuar me vendet e tjera në rajon. Por këtu kemi të bëjmë me interesa klienteliste. Katër ditë para emërimit të drejtoreshës së re të doganeve, Ministri i Financave tha se do të krijohej një shumë prej 250 mln dollarë gropë për 3 muajt e mbetur vitit. Pa paragjykime zonjusha në fjalë, ka dy rekorde, tek arsimi dhe përvoja e punës. Asnjëra dhe as tjetra në mendimin tim nuk e kualifikojnë në këtë detyrë. Përse e vendosim në detyrën më të vështirë të shtetit? Për të vendosur duart mbi pasurinë e shqiptarëve dhe për të mjelë Shqipërinë.

Sokol Balla: Si u ndjetë sot kur patë Shpëtim Idrizin dhe të tijtë në parlament?

Lulzim Basha: Kemi bërë të qartë qëndrimin tonë dhe nuk ka asgjë për t’u ndjerë. Akti normativ katërfshon borxhin. Këto 250 mln dollarë ose futen në xhepat e dikujt, ose mbetën në xhepat e dikujt tjetër. Fusha është bërë gati, lojtarët kanë veshur fanelat dhe po bëhen gati të luajnë një lojë të rrezikshme, qeveria kundër interesit të qytetarëve shqiptarë. Pas zhbërjes së aktit.

Sokol Balla: Ju jeni kryetari Bashkisë së Tiranës, tani që jeni në pozitën e Ramës dikur, si ndjeheni?

Lulzim Basha: Nuk mund të them që pozitat janë të krahasueshme. Ai ka patur trajektoren e tij dhe nuk mund të heqim një shenjë barazimi. Vendimi i Prefektit për të pranuar kryetarin e Këshillit Bashkiak është i paligjshëm, një vendim i paligjshëm s’mund të bëhet i ligjshëm. Unë i ftoj anëtarët e këshillit të vazhdojnë në procedurë normale.

Sokol Balla: Pse luani ping-pong me cështje kaq të ndjeshme si xhamia në Tiranë? Ju keni deklaruar se në shkëmbim të dhënies së tokës nga ish-pronarët ju deklaruat dhënien e lejes së pallatit…

Lulzim Basha: Ky është një abuzim. Në 2011 së pari nisëm një komision me përfaqësues të Komitetit Mysliman, së dyti braktisëm projektet e mëparshme së treti, vendimmarrja për t’iu drejtuar truallit të Namazgjasë. Projekti i xhamisë kërkonte më shumë nga c’zotëronte komuniteti mysliman. Nisëm bisedimet me pronarët privatë dhe dështuan përpjekjet për blerjen e një pjesë të trualit të tyre për ndërtimin e xhamisë. Atëherë palët u ulën dhe u ra dakort që në këmbim të marrjes së truallit i jepej e drejta privatit për të shfrytëzuar pronën e tij për biznes. Me vendimin e tij, Rama pezulloi ndërtimin e xhamisë sepse leja është një dhe e tërë sepse toka ku do ndërtohet xhamia ishte më e madhe se prona e komunitetit mysliman.

Sokol Balla: Sot si kryetari i PD, ndjeheni i kompleksuar prej Sali Berishës?

Lulzim Basha: Sali Berisha ka dhënë dorëheqjen, por protagonizmi i tij në 23 vjet, roli i tij në PD natyrisht janë të pakrahasueshëm, ose të krahasueshëm me modele të njohura të politikës europiane. Kështu jo vetëm mua, por kushdo që të vinte do të përballej me paragjykime të tilla. Ka spekulime, më së shumti nga kundërshtarët, por nuk janë problem i imi dhe as i PD. Berisha është një vlerë e jashtëzakonshme e PD, senator i politikës shqiptare. Kemi fat që kemi mësuar në shkollën e tij të madhe të politikës, por është e qartë që më 22 korrik u zgjodh kryetari i ri, me një vizion për të ripërtërirë, të nisë projektin e një PD që bëhet gati për përballjet e radhës dhe fitore.

Sokol Balla: Patozi e quajti farës procesin…

Lulzim Basha: Kjo është konsumuar dhe nuk kam asnjë dëshirë të përdor apo të fyej 42 mijë anëtarët në një proces që vuri një standard në PD dhe politikën shqiptare.

Sokol Balla: Nuk po them që ka çarje, por ka një ftohje të atyre që mbështetën zotin Olldashi. Ka një klimë pakënaqësie, mosbesimi. Partia është në zgjedhje, ju nuk keni një kryetar grupi zyrtar, strukturat janë të parinovuara. Në këtë klimë, një kryetar i ri do të punoj me njerëzit e tij. Figurat që të kontestuan, njëra ju sfidoi zyrtarisht, mos duhet t’u shtrini urat e bashkëpunimit me ta? A duhe të jenë të përfaqësuar?

Lulzim Basha: Në PD ka një statut dhe ky statut respektohet. Nuk ka asnjë vakuum, ka afate që po respektohen dhe po hapin rrugën për zgjedhje lokale dhe forumeve qendrorë të PD, që nis brenda ditësh. Në PD e gjithë energjia sot nuk shpenzohet as me pishmanin dhe as me introspekte që nuk i vlejnë misionit fisnik të PD. Natyrisht ka nevojë për një refleksion dhe ka hapësira dhe kohë për cdo demokrat që ta bëjë këtë në procesin e zgjedhjeve në PD. Sot PD po jep kontributin si opozitë përballë paligjshmërisë dhe vijës përplasëse konfliktuale.

Sokol Balla: Kur do të tërhiqet Berisha? Kur do të nisë projekti Basha? Ose me saktë, a ka një projekt të tillë?

Lulzim Basha: Çkupim? Sapo u përgjigja. Këni ngatërruar dy gjëra, roli, pesha, përmasat e liderit historik të PD dhe realiteti të sotëm politik. Sot PD ka vënë në jetë një sërë parimesh që e kanë rinovuar dhe ripërtërirë tek hapja. PD po bëhet gati për një proces gjithëpërfshirjeje.

Sokol Balla: Ju jeni kryetari i një partie të djathtë dhe nëse gjykata u njeh të drejtën ish-pronarëve, do t’ua ktheni pronën që keni seli?

Lulzim Basha: Merren me selinë e partisë më të madhe të opozitës me një këndvështrim thuajse klasor. Përqasja normale në fakt e cdo mazhorance duhet të ishte krijimi i kushteve për opozitën. Prona ishte shtetërore dhe mbetet shtetërore. Është pronë në inventarin e shtetit shqiptar, por që përdoret nga partia më e madhe e opozitës.

Sokol Balla: Do të pranonit një debat me Ramën?

Lulzim Basha: Dua të them se unë personalisht nuk kam asnjë ngërc me Ramën apo me politikanë të tjerë. Ne jemi kundërshtarë politikë dhe jemi ndeshur politikisht për Bashkinë e Tiranës. Kemi vizionin dhe projektet tona që gjykohen nga populli. Këtu s’ka asgjë personale, por ka një qëndrim, për premtimet. Shohim një linjë arbitrarë dhe paligjshmëri të qeverisë që është rreziku më i madh që i kanosët qytetarëve shqiptarë.

Sokol Balla: Pra përgjigjja ishte po?

Lulzim Basha: Përgjigjen e morët në atë që unë sapo thashë.