Home LAJME Interneti shkatërron kujtesën, studiuesit japin alarmin

Në bazë të një studimi të fundit, është arritur në konkluzionin se interneti dëmton kujtesën. Studimi tregoi se më pak se 40% e 2 mijë të rriturve të anketuar, në testimin e kryer në Britaninë e Madhe, ishin në gjendje që të kujtonin ekzaktësisht se kur kishte ndërruar jetë Princeshë Diana, edhe pse kjo pati ndodhur në vitin 1997.

Më pak se një në tre persona mban mend kur u shemb Muri i Berlinit, edhe sepse kjo ka ndodhur në shumicën e rasteve të të anketuarve gjatë ciklit të jetës së tyre, në vitin 1989 dhe më pak se gjysma, dinë që njeriu ka shkelur në Hënë.

Vetëm tre në dhjetë persona ishin në gjendje të kujtonin vitin në të cilën ndodhën sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, në Nju Jork. Sipas studiuesve, diçka e tillë ndodh pasi shumica e informacionit të gjetur në internet, depozitohet në kujtesën afatshkurtër.