Home LAJME Inter dhe Everton në garë për Granit Xhakën

Mediet zviceriane raportojnë se, Interi dhe Evertoni janë vënë në kërkim të mesfushorit Granit Xhaka. Ekipi italian dhe ai anglez janë në bisedime me të riun e Borussia Monchengladbach për blerjen e tij.

Sipas faqez zviceriane “Infoticker.ch”, të dy ekipet janë gati të blejnë 21-vjeçarin pas performancës së tij në ndeshjen Shqipëri-Zvicër (1-2), transmeton Shekulli online.

Xhaka, i lindur në Kosovë, u ble nga ekipi gjerman për 7.2 milionë funte në vitin 2012 nga Baseli.

Mesfushori, që është krahasuar me Bastien Shcweinsteiger nga trajneri Ottmar Hitzfeld, ka një kontratë që përfundon në vitin 2017.

Vitin e kaluar ish-trajneri i Baselit që tani drejton Hamburgun, Thomas Fink tha: “Xherdan Shaqiri është talenti më i mirë zvicerian… pas Granit Xhakës.”

Tashmë pritet se kush do të fitojë garën mes Evertonit dhe Interit për të blerës mesfushorin me origjinë shqiptare.