Home LIFESTYLE Igli Tare, shqiptari parë që merr çmimin “Ussiroma 2017”

Ky çmim i dorëzohet ekselencës së personaliteteve sportive që gjatë vitit kanë spikatur në panoramën sportive të kryeqytetit italian Romë.

Ky çmim i ngritur nga Urdhëri i Gazetarëve Sportivë në Romë i është dorëzuar Tares me motivin e suksesit të punës së tij që gjatë 2017 mundi të çojë skuadrën e Lazios në Europa Legaue dhe në vendin e pesë në kampionatin italian , në një sezon kur nga kjo skuadër nuk pritej shumë.

Igli Tare është shqiptari i parë që nderohet me çmimin Ussiroma , ceremonia e së cilës u zhvillua në prani të drejtuesve më të lartë të Komitetit Olimpik Kombëtar Italian Malago, Chimenti e Fabbricini.

Me çmimin Ussiroma 2017 u nderua sivjet dhe trajneri italian i futbollit Roberto Mancini.